E keni parasysh thënien: “ Zoti qesh me planet Tona” eh sa ka qesh me mua, ( edhe unë qesh pa fund me veten time gjithashtu )
E unë e kam ca të vështirë të publikoj ca gjëra shumë personale por sot do ta bëj
Tek Po bëja kimioterapinë e radhës, te 25 (mbylla plot 4 cikle me plot 6 seanca, dhe nisa sot të 25, Kjo pothuajse për një Vit, cdo dy javë, ditë të martë..deri të enjten që heq aparatin e kimioterapise), po mendoja teorine e relativitetit...
Cdo gje perfundimisht Eshte relative
E vetmja gje absolute, ia them shpesh vetes, Eshte se cdo gje mbi universe Eshte relative!
Para se te vija ne Amerike thosha shpesh, se kam deshire ti futem mjekesise ,(ketu nis e qesh me veten time), konkretisht gjenetikes, e kisha passion dhe tradite, e kete ta beja ne nje universitet amerikan, ide te futur ne koke nga gjyshja ime.... Mamaja sic I flisja, me Thoshte: “Ti mund te behesh nje mjeke e mire, edhe pse ke nje zemer te bute, ti ke dashamiresine ti sherbesh njerezve.” ( e une gjithmone zgjedh te bej dicka per ti sherbyer njerezve ...)
Por jo une nuk preferova te zgjedh nje shkence egzakte sic Eshte: kimia, biologjia, fizika, Matematika, perfshi ketu edhe disiplinat e mjekesise, por zgjodha konkretisht dy pseudoshkenca sic Eshte Ekonomia dhe Juridiku/ Drejtesia, dy ‘shkenca’ ku Njeriu I ben formulat/ ligjet sic do vet, në varesi te interesave te veta, diktuar nga koha dhe rrethanat. (Ky Eshte nje mendim i imi). Nderkohe qe bukuria e shkencave te natures te zgjon interesin e zbulimit, zhbirimit, dhe kerkimit pa fund mbi naturen.
Por Sipas vendit dhe kuvendit Kjo Pune. Ne Shqiperi maksimumi me keto do ishe nje mesuese, e ndoshta cdo 4 osé 8 vjet ne Pune dhe 8 vjet si e pa pune. Ska nevoje per komente, por as veten nuk dua ta justifikoj, cdo gje behet per nje arsye madhore, dhe në jemi kaq po kaq te vegjel para madheshtise...se saktesise universale, asnje gje nuk Eshte nje rastesi, por numerologji.
Duke pare veten nga kendveshtrimi dhe botekuptimi im sot them se nuk kam qene e zgjut mjaftueshem per te bere zgjedhjet e duhura ne jete, pavaresisht se eksperiencat e mia me kane pjekur mjaftueshem por temperamenti dhe karakteri I’m kane qene diku avantazh dhe diku disavantazh, prandaj edhe ndiejme zhgenjimin. Por pervec te tjereve shoh te vetja deshiren e pafund per te qene nje studente e perjeteshme, se mos marr vesh qe behet nje kurs, e une gati aty, ta bej edhe kete se ndoshta me duhet, e nqs kam Kohe, them do ta bej, Kjo ndodhte ne Shqiperi, e vazhdon po njesoj edhe ketu.... E tmerrshme nuk ngopem te jem ne bankat e shkolles, shkolla me duket si kosherja e bleteve, e studentet si bletet punetore...( e apasionuar pas kolonive dhe organizimit perfekt te tyre), me duket vetja sikur rinohem Kur mesoj gjera të reja...prandaj dhe vazhdoj te jem ende studente si ne alb edhe ne usa...
E mendoj, I madhi Zot më sfidoi, me tha Tani ke kete gje ne plan te pare, shendetin, ec si breshka osé me keq si kermill, boll vrapove, bere kete shkolle, bere edhe ate tjetren, po doje te beje edhe shkence, te beje doktoraturen etj etj, e cfare fitove? Thjesht prishe nje ekuiliber midis emocioneve dhe logjikes, argetimit dhe punes, në fakt une i beja te dyja, por ekuilibrin nuk e di se ku e humba. Po, sot, une e kuptoj dhe ne fakt cdo gje varet nga dita e terapise, nga ditet ku mua me pelqen te fle, apo nga deshira per tu ushqyer mire, nga oraret e mengjesit, drekes Apo darkes ku secili vakt i imi zgjat 3 ore dhe pertej saj edhe 1-2 Apo 3 ore gatimi, tjeter ta degjosh e tjeter te me shohesh duke ngrene gjithe diten si detyre shtepie, Sepse realisht ne jemi cfare hame!!!
Me pak fjale jeta ka momente Apo periudha qe te drejton, kufizon, e une jam në kete periudhe ku jeta ime Eshte e pare ne aspektin me afatshkurter cdo dy jave, programo, por mos harro se Java e terapise Eshte Java ku trupi vritet, cdo gje shkon në zero e ti duhet te besh gjene e duhur per ti cuar parametrat fizik ne intervalet e pranueshme, pra nje lufte e vertet Brenda vetes, e jashte po e po se jeta Vazhdon ka ritmin e saj, e ti duhet te jesh aty si nene se pari, si bashkeshorte se dyti, si bije,si Moter, si gjaku jot, si shoqe, si si si ....e ska fund, cdo sekond ka nje rol per ty!!!
Po Po, teksa hedh syte Pas ne kohe, mendoj se si u futa ne nje rol të ri, në ate të Pacientes se regullt per mos thene të perjeteshme, Sepse kur doktori te thote qe Kjo gje do vazhdoj pafundesisht, sa me gjate ta perballoj trupi aq me mire per ty, Sepse qellimi jon Tani eshte ta veme ‘bishen’ ne gjume.
E une mendoj, pra detyra ime si ‘ Studentja’ i tij Eshte te ‘mesoj’ te mbaj ne gjume sa me gjate nje bishe!?! Pra, te kujdesem per nje bishe?
Po Po .... thjesht dhe qarte keshtu ...
Çdo kush prej nesh do kishte nje reagim te ndryshem per kete ..,
E une nje koktrashe e surprizoj doktorin tim me injorancen time shkencore, Sepse refuzoj me ndergjegjie te lexoj dhe informohem rreth saj, dua te dij sa me pak rreth saj, Sepse sa me shume di aq me shume frigohem, dhe aq me pak e jetoj jeten si njeri normal, edhe pse nuk jam, dua apo nuk dua ta pranoj...,pra bie dakort sot me shprehjen se injoranti Eshte i lumtur në injorancen e tij, edhe pse kete nuk doja ta degjoja kurre, por kurre mos thuaj kurre, Sepse bota rotullohet dhe ato qe nuk ke pranuar kurre te behen domosdoshmeri ne rrethana dhe kushte te tjera...pseudojeta pra, iluzioni.
Dhe thjesht ketu fut deus machina ate te madherishmin besimin tek i madhi zot, tek karma gjithashtu, te yjet, tek hena, tek uni, tek natyra, tek perendite e olimpit, tek perendia ime qe me qendron mbi Koke...
Kjo pra eshte teoria e relativitetit, nuk Eshte e zbatueshme vetem në fizike, por ne cdo aspekt te jetes.
Nje moment tjeter ku i jam nenshtruar teorise se relativitetit Eshte permes ekspetiences time personale rreth forces me te Madhe qe egziston: asaj te dashurise, ne fakt ju mund te mendonit per forcen e gravitetit, por jo ajo Eshte plotesuese ne fakt, njerezve I duhen te dyja, e fundit, per te na mbajtur me kembet ne toke per te mos na marr koka ere dhe tjetra per te na mbajtur te lidhur me njeri tjetrin, per te na mbajtur lidhur me kujtimet, familjen, vendlindjen etj etj...
Në jete njohim dy kategori njerezish:
Po e them trash fare: Njerezit e mire dhe Njerezit e keqinj. Te paret na mbushin zemren plot... te dytet na mbushin mendjen plot. Per te paret mesojme te ngreme “urra”, Sepse nuk duam ti humbim, i duam prane; per te dytet ngreme mure, mure Sepse ata gjenden aty edhe pa I ftuar, jene si bari i lig, ti mbjell faren e mire dhe ato pa ftuar jane kudo..,
Per te paret gjuha kullon mjalt dhe per te dytet detyrohesh por ske Cben gjuha kthehet ne helm, e bashke me të helmohesh edhe vet, dhe ketu konfirmon shprehjen se gjuha kocka ska e kocka thyhen.. dhe se nderkohe qe zemra mbushet plot me pozitivitet nga Njerezit e mire, Sepse Njeriu jep ate qe ka Brenda vetes, mund të kete shume deshira por Eshte plotesisht i varur nga ajo qe mundet, nga korniza Brenda se Ciles qendron dhe Eshte I formuar, dhe mendja mbushet plot se Njerezit e ligj jane te domosdoshem, por nje domosdoshmeri prej se ciles merr mesime, te cojne ne deshtim, te ngrene pengesa e kurthe, te mbajne te fshehta, te shtyjne per te rene, dhe ti duhet te mesosh te ngrihesh pas cdo renieje, te nxjerresh mesime, ti vesh ne vendin e vet Apo maksimumi ti injorosh plotesisht ...ose pertej njerezores te kthehesh ne perfaqesues te mbreterise se qiejve, te behesh zot i mire, te lutesh per to, Duke I Kerkuar zotit ti Fal se sdine sec bejne, tju falesh pozitivitet, miresi se fatkeqesisht kur u ndane keto I rane, nuk I rane miresite, por ligesite.. dhe ti falesh doza miresie se mbase e kuptojne se sa vlejne dhe marrin kthese, te pakten le tu jepet mundesia e dyte, se pas kesaj na marrin edhe per budallenj
Dikur nuk mendoja keshtu, sinqerisht
Eshte e cuditeshme se si kam qene kaq naive
Por njekohesisht si kam qene kaq dyshuese, po me hynte krimbi I dyshimit në mendje behesha fantashkence, te parashtroja edhe versionin me te pangjare... tani e kuptoj .... naivitetin e kisha per kategorine e pare kurse per te dytin fusja ne Pune syrin e trete të imagjinates shumedimensionale.
Relativiteti perkthehet në terminologjine psikosociale dhe jo vetem me termin tolerance, fleksibilitet Apo durim.
Duron te kalojne ditet me shi ne shpirt per te pare diell ...
Se dielli Eshte qendrueshmeri me relative sesa moti afatshkurter...
Per nje periudhe le ta quaj shume te lekundur ne jeten time, periudha Kur erdha ne Amerike, perjetova per here te pare te kunderten e dashurise, urrejtjen, nje ndienje qe nuk e njihja, nuk e kisha pare tek vetja, as Tek te mite, as tek shoqeria qe mbaja afer, ajo e ngushta... sinqerisht nje ndienje qe u lekunda aq shume, ndiejta neveri për naivitetin tim, urreva veten se pari, por qe e Kuptova se Erdhi nga besimi i tepert, e ketu duhet te ndertoja Baza te reja marrdhenieje, Erdhi nga naiviteti I dhenies dhe marrjes në nje marredhenie, dhe ketu duhet te ngriheshin kushtet e reja te bashkepunimit... dhe aty ku fillova te mbushja zemren me dashuri dhe mendjen me miresi, dashuria triumfoi mbi urrejtjen. Ishte nje periudhe shume e shkurter por ishte nje renie me turinj, pas se ciles erdha në origjinen time, por me ndihmoi shume per te kuptuar se ajo qe Buron nga Brenda Eshte me e fuqishme se ajo qe te detyron, te sfidon nga jashte, lekundja Erdhi per arsye Sepse faktoret Apo lojtatet e jashte gjeten boshllek në boten time te brendeshme. E une I thash vetes,keto ndjenja negative Jane te Huaja per mua, nuk kane vend Tek une ...
Mendoja se Eshte me e Lehte të qendrosh në nje marredhenie te vjeter dhe te ngresh kushte te reja, te komunikosh problemin dhe ta zgjidhedh me dashuri sesa te vesh Egon ne plan te pare... Kjo pra Eshte ta permbysesh urrejtjen dhe te lartesosh dashurine, perpjekjet per pozitivitet... ketu e kam fjalen per ndjenjen universale te dashurise, jo te dashurise ne cift.
Dedikuar te gjithe atyre qe thone kurre Apo me keq kurren e kurres!!!
Mbajeni bute se relativiteti Eshte ne gjenezen e cdo gjeje - mesim nga jeta !!!