Ceremonia martesore e çiftit Princ Charly dhe Meghan Markle po zhvillohet në ‘Kështjellën Windsor”.
Ndërkohë që mijëra njerëz nga e gjithë po e ndjekin ceremoninë Live nga ekrani, të tjerë kanë preferuar që të jenë pranë kësaj ceremonie dhe kanë shkuar në Berkshire që në orët e para të mëngjesit. Disa të tjerë kanë ngritur tendat që mbrëmjen e kaluar aty, duke fjetur në të ftohtë vetëm e vetëm për të qenë dëshmitarë të këtij evenimenti.
Forcat policore kanë krijuar një “fortifikim” rreth kështjellës ku do të zhvillohet ceremonia.
Mediat britanike shkruajnë se gatishmëria është e lartë mes policisë, ushtrisë dhe shërbimeve të fshehta për të parandaluar sulme të mundshme gjatë ditës së madhe të Harry dhe Meghan.