Italianët janë të çmendur pas kafesë dhe ky është një perceptim i mirënjohur. Por, të dhënat më të fundit e kthejnë këtë perceptim në fakt.
Italianët shpenzojnë 260 në vit, secili, mesatarisht, për kafe. 95% e tyre e pi rregullisht kafenë.
Por italianët nuk e kanë të lidhur kafenë patjetër me bare dhe lokale, pasi arti i kafes është i lidhur ngushtë edhe më shtëpinë. Shifrat tregojnë se, 92% e pinë në shtëpi, ku në masën 53% dominon kafja pluhur. 72% e të intervistuarve zgjedh baret si vendet kryesore të konsumit, dhe 48% vendin e tyre të punës.
Kafja ekspres ndërkohë mbetet padiskutim e preferuara mes italianëve, pasi e zgjedhin 93% e tyre, vetëm 3% zgjedh kafen amerikane dhe 3% zgjedhin lloje të tjera. Më shumë se gjysma e italianëve e kanë të domosdoshme kafen për shkak të efekteve të kafeinës, ndërkohë që pjesa tjetër e preferojnë thjesht për shije.