Të biesh në dashuri me një femër është një nga gjërat më të bukura dhe më të veçanta që mund të ndodhin në jetë. Problemi i parë që të shtrohet është fakti, nëse edhe ajo të do mbrapsht apo jo. Por cilat janë dhjetë sjelljet e një femre të dashuruar?
- Sjellja e ndrojtur. Në ndryshim nga natyra e saj e komunikueshme dhe sociale me të tjerët, një femër e dashuruar me ty do të sillet në mënyrë shumë të ndrojtur dhe do të përpiqet të shmangë sa më tepër që të jetë e mundur kontaktin me sytë e tu.
- Të bën dhurata. Është normale të të bëjnë dhurata për festa apo për ditëlindje, por një femër e dashuruar me ty të bën dhurata mjaft shpesh. Ndoshta nuk janë gjëra të shtrenjta, por me shumë mundësi janë speciale dhe të bëra me dashuri prej saj.
- Vepron si një fëmijë. Shpesh femrat e dashuruara duan të duken sa më bukur në sytë e personit që duan dhe këtë gjë e bëjnë duke zgjedhur të sillen e të veprojnë si një fëmijë.
- Interesohen për jetën tënde. Një femër e dashuruar me ty interesohet për jetën tënde duke dashur të dijë çdo gjë për ditën tënde, për të shkuarën tënde, për shpresat dhe ëndrrat e tua.
- Është ajo që e nis bisedën me ty. Nëse një femër është e dashuruar me ty, me shumë mundësi është ajo që e nis bisedën e para përballë ose në rrjetet sociale. Shpesh do shohësh që ajo do të shkruajë e para, ose që do të telefonojë e para. Këto janë veprimet e një femre që dëshiron vërtet të flasë me ty.
- Tregon interes për gjërat që ti bën. Edhe nëse ti bën një punë të mërzitshme, apo kalon një rutinë po aq të mërzitshme, një femër e dashuruar tregon interes edhe për detajet më të rëndësishme të ditës tënde.
- Do të duket bukur në sytë e tu. Paraqitja fizike është një nga aspektet, në të cilat ajo ngulmon më tepër për të rënë në sytë e tu. Sa herë që del me të, do e vësh re se ajo do të përpiqet të të lërë përshtypje të mira lidhur me mënyrën se si duket.
- Duket përherë e lumtur. Nëse një femër nuk e do dikë, nuk tregohet tepër e entuziazmuar kur e sheh. Ndërsa kur ajo është e dashuruar, i qesh fytyra kur e sheh personin që do. Nëse sapo të sheh ajo bëhet papritur e lumtur, dije se ajo të do.
- Ajo nuk mund të të shohë dot në sy. Një femër e dashuruar përpiqet të mbajë sa më pak kontakt me sytë e tu, pasi duket sikur sytë do ta tradhëtojnë dhe ti do e kuptosh se ajo të do. Për t’iu shmangur një situatë të tillë kaq të sikletshme, ajo zgjedh të mos mbajë kontakt me sytë e tu.
- I kushton rëndësi nevojave dhe dëshirave të tua. Një femër e dashuruar me ty i bën prioritete të jetës së saj edhe dëshirat apo nevojat e tua dhe lumturohet për ty, sa herë që ti i plotëson ato.