Burri princ ka shumë të mira, por jo gjithçka të mirë. Meghan-it i duhet të heqë dorë nga shumë gjëra që neve mund të na duken të vogla se s`na i ka ndaluar njeri, por po të na i ndalonin do ankoheshim pafund. Lëre pastaj po të na detyronte familja e burrit që të hiqnim dorë.
Lamtumirë selfie! Keni parë ndonjë selfie të Kate-it deri tani? As nuk do shikoni. Edhe Meghan e ka totalisht të ndaluar.
Të shkojë për shopping vetëm, ose kudo tjetër në vende publike.
Të ketë llogari personale në rrjete sociale.Të votojë në zgjedhjet britanike.
T`i lyejë gishtat me ngjyra të forta.
Të japë autografë.
Të shkojë të flejë para mbretëreshës.
Të veshë rroba të shkurtra nga ato që kishte fiksim.
T`i nxjerrë këmbët zhveshur.
Të vazhdojë karrierën si aktore.
Të ulet këmbë mbi këmbë./ tiranapost