×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

10 arsye se pse nuk do të bëheni kurrë i pasur

E mërkurë, 23 May 2018 10:25

Në kundërshtim me besimin popullor “të gjithë kanë të njëjtën mundësi të bëhen të pasur” – thotë Steve Siebold, milioner. – “jo të gjithë e shfrytëzojnë këtë mundësi”.

Për të kuptuar se po bëni gjithçka është e nevojshme për t’u përgatitur ndaj një të ardhmeje të pasur, më poshtë janë dhjetë arsye që tregojnë se nuk jeni në rrugën e duhur.
1. Ju punoni shumë, por jo në mënyrë të zgjuar
Në shkollë kemi mësuar se vetëm duke punuar shumë do të ecim përpara në jetë. Por “kjo është vetëm gjysma e së vërtetës”, – thotë Ric Edelman, këshilltar.
Nëse gjithçka bëni në jetë është të punuarit shumë, ju asnjëherë nuk do të bëheni të pasur. “Sepse nuk mjafton që të punosh shumë për të fituar para e për të vënë mënjanë një pjesë të tyre”.
Edelman thotë se që të bëheni i pasur në të ardhmen, ju duhet të punoni edhe me zgjuarsi.
2. Ju i keni dhënë më shumë rëndësi kursimit – dhe jo mjaftueshëm fitimit
Një tjetër mënyrë për të vepruar me zgjuarsi? Rrisni fitimet tuaja, jo vetëm kursimet.
Të kursesh është e rëndësishme për rritjen e pasurisë, por duke u përqendruar shumë tek kursimet do të neglizhoni të fitoni.
Nuk është e nevojshme të braktisni strategjitë praktike të kursimit të parave. Megjithatë, nëse doni të filloni të mendoni si të pasur, “mos u fokusoni shumë tek kursimi i parave se sa si të fitoni më shumë para” – thotë Siebold.
3. Blini gjëra që s’mund t’ia lejoni vetes.
Nëse jetoni përtej mundësive tuaja, nuk do të pasuroheni. Edhe nëse filloni të fitoni shumë para, mos e përdorni si justifikim për ndryshimin e stilit tuaj të jetës. “Nuk e bleva orën time të parë dhe makinën luksoze deri sa investimet e mia u bën një burim i sigurt të ardhurash” – ka thënë milioneri Grant Cardone, për Entrepreneur. “Njihuni për etikën në punë, jo për aksesorët që ju blini”.
4. Kënaqeni me një pagë fikse
Pjesa më e madhe e njerëzve zgjedhin të paguhen në bazë të kohës – ndërsa njerëzit e pasur zgjedhin të paguhen në bazë të rezultateve dhe zakonisht janë të vetëpunësuar.
“Njerëzit e mëdhenj e dinë se puna në autonomi është rruga më e shpejtë për t’u bërë të pasur” – ka thënë Siebold.
5.Ju nuk keni filluar të investoni
Një ndër mënyrat më efikase për të fituar më shumë para me kalimin e kohës është investimi i tyre, sa më parë të filloni të investoni, aq më mirë është. “Mesatarisht, milionerët investojnë 20% të pasurisë së tyre familjare çdo vit” – shkruan Ramit Sethi në librin I Will Teach You to Be Rich. Pasuria e tyre nuk matet me shumën e parave që kanë fituar çdo vit, por se sa kanë kursyer dhe investuar me kalimin e kohës. Për këtë nuk është e nevojshme të jesh një ekspert financash personale, që të nisni të investoni. Madje nuk është e nevojshme as që të vini nga një familje e pasur apo të fitoni shumë gjatë muajit.
6.Jeni duke ndjekur ëndrrën e dikujt tjetër – jo tuajën
Nëse doni që të bëheni i suksesshëm, ju duhet ta doni atë që bëni – kjo do të thotë vendosmëri dhe të vazhdoni të ndiqni pasionin tuaj. Shumë njerëz bëjnë gabimin që ndjekin ëndrrën e dikujt tjetër – për shembull të prindërve të tyre – thotë Thomas Corley.
“Kur ju ndiqni ëndrrën e dikujt tjetër, apo qëllimet e tij, ju mund të ndiheni i palumtur me rrugën që keni zgjedhur” – thotë ai në Change Your Habits, Change Your Life. Kjo do të reflektohet në ecurinë tuaj në punë.
7.Ju rrallë dilni nga zona juaj e komfortit
Nëse doni të bëheni i pasur, i suksesshëm, apo të ecni përpara në jetë, ju duhet të mësoheni që të dilni jashtë zonës suaj të komfortit. Njerëzit e pasur, në veçanti, gjejnë komfortin tek paqartësia.
“Komforti fizik, psikologjik dhe emotiv është objektivi parësor i njerëzve të zakonshëm” – thotë Siebold. Ndërsa “mendimtarët e mëdhenj” mësojnë shpejt se të bëhesh milioner nuk është e thjeshtë dhe se nevoja për komfort mund të jetë shkatërruese. Ata mësojnë ndjesinë e komfortit ndërkohë që janë në një situatë të paqartë”.
8. Ju nuk keni objektiva të qartë se si të fitoni para

Nëse doni të bëheni i pasur – gjithçka do të jetë më e thjeshtë dhe do t’ju japë më shumë kënaqësi – nëse keni një objektiv të qartë dhe specifik para se të hartoni një plan financiar. Kërkohet përqendrim, kurajë, aftësi dhe shumë përpjekje – por gjithçka është e mundur nëse ju keni objektiva të qartë” – thotë milioneri T. Harv Eker, “Arsyeja se pse pjesa më e madhe e njerëzve nuk arrin atë që do është sepse nuk di se çfarë do” –shton T. Hary Eker. “Të pasurit janë të vetëdijshëm se duan të bëhen të pasur”.
9. Ju shpenzoni në fillim dhe kurseni çfarë ka mbetur.
Nëse doni të bëheni i pasur, mendoni për veten në fillim. “Ajo që pjesa më e madhe e njerëzve bëjnë kur fitojnë 1 dollar, është që paguajnë të tjerët në fillim” – thotë David Bach në librin The Automatic Millionaire. Paguajnë qiranë, kompaninë e celularit, taksat etj.”. Në vend që në fillim të shpenzoni dhe pastaj të kurseni atë që ka mbetur, vini mënjanë një orë në ditë të pagës suaj – në një fond emergjence – apo në një lloj llogarie tjetër dhe bëjeni këtë proces automatik. Kjo zvogëlon përpjekjet për të kursyer manualisht dhe është një mënyrë e sigurt për të rritur pasurinë tuaj në kohë, falë interesit.
10. Ju besoni se të bëhesh i pasur është përtej mundësisë suaj
“Pjesa më e madhe e njerëzve besojnë se të bëhesh i pasur është një privilegj vetëm për njerëzit me fat” – ka shkruar Siebold. “E vërteta është që në një vend kapitalist, ju keni çdo të drejtë të bëheni i pasur nëse jeni gati të krijoni një vlerë të madhe për të tjerët”.
Filloni të pyesni veten “Pse unë s’mundem?” – thotë ai. Pastaj nisni të mendoni për gjëra të mëdha. Njerëzit e pasur kanë pritshmëri të mëdha. “Pse jo 1 milion dollarë?”
*Tanza Loudenback Burimi: Business Insider

Modifikuar më E mërkurë, 23 May 2018 10:31
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...