Pritjes i ka ardhur fundi dhe sot Eno Popi është bërë baba për herë të parë. Partnerja e tij Antea ka sjellë në jetë një vajzë dhe të dyja ndodhen aktualisht në SHBA.
I kontaktuar nga “Class”, Eno rrëfeu pak më parë se: “Edhe Atena edhe vajza janë shumë mirë. Kemi zgjedhur ta quajmë Liv. Është një ndjesi dhe emocion shumë i bukur”,- u shpreh ai.
Për shkak të distancës, duket se moderatori i njohur nuk e ka prishur ritmin e përditshmërisë së tij.
Ai ishte në departamentin e gazetarisë në Fakultetin e Histori-Filologjisë, ku prej disa vitesh Eno është i angazhuar si pedagog atje.
Eno e ka quajtur vajzën Liv, një emër shumë i veçantë dhe me një kuptim shumë të bukur.
Liv është emër tradicional skandinav dhe do të thotë “mbrojtje, përkrahje” ndërsa në gjuhën moderne norvegjeze, suedeze dhe daneze do të thotë “Jetë”.
Me siguri, që padurimi deri sa ai të ketë vajzën e tij në krahë është i madh, por Atena së shpejti do t’i bashkohet partnerit të saj këtu në Tiranë bashkë me Liv.