Një foshnjë, gjinia e së cilës është e panjohur për shkak të lindjes së këmbëve në formë peshku, ka ndërruar jetë vetëm 15 minuta pas lindjes.
Foshnja ishte prekur nga gjendja e njohur si sirenomelia ose ‘sindroma mermaid”, shkaku i së cilës mbetet i panjohur.
Disksha Kamble, 25, lindi normalisht në spitalin Beed në Maharashtra, në perëndim të Indisë raporton Telegrafi.
Babai i saj, Nanoba Kamble, 32, tha se ishin të shokuar me humbjen e fëmijës.
“Ne nuk kemi parë asnjëherë një foshnjë si kjo”, tha ai.
Sindroma “Mermaid” mendohet të prek një në çdo 60 mijë deri 100 mijë lindje.