Me dhjetëra persona vdesin çdo vit në Dhaka të Bangladeshit teksa punojnë për të pastruar pusetat e bllokuara.
Ata nuk kanë asnjë veshje mbrojtëse dhe zhyten në ujëra të ndotur, duke rrezikuar jetën nga problemet shëndetësore që mund të iu shfaqen.
Dhaka është një qytet me 14 milionë banorë dhe vuan nga një sistem i papërshtatshëm kanalizimesh.
Punonjësit duhet të tregohen të zotët dhe të mbajnë frymën deri në zgjidhjen e problemeve.
Pasi të shihni këto foto, me siguri do të ndryshoni mendjen në lidhje me punën tuaj, nëse mendoni se është e mërzitshme.