Ky eështë parashikimi i motit për ditën e sotme, e hënë, 28 maj 2018.
Java nis me temperatura të larta. E hëna do të jetë një ditë e ngrohtë dhe me diell. Megjithatë sipas sinoptikanëve të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në pjesën e dytë të ditës do të kemi edhe disa vranësira, të cilat mund të shoqërohen me reshje lokale.
Sa i takon temperaturave ato do të shkojnë nga 14 gradë në vlerat e tyre minimale, në zonat malore deri në 30 gradë në vlerat e tyre maksimale në zonat bregdetare. Ndërkohë sinoptikanët parashikojnë, se një mot i tillë do të vijojë edhe në ditët e para të javës.