Moti për ditën e enjte pritet të jetë njësoj si kjo e mërkurë, në kushtet e kthjellimeve me vranësira kalimtare. Sipas MeteoAlb, më të shpeshta ato do të jenë në zonat malore.
Sërish pjesa e dytë e ditës sjell vranësira më të dendura dhe shira të përkohshëm në Veri dhe zonat Juglindore ku priten edhe rrebeshe të shkurtra.
Ndërsa shira të izoluar do të ketë në zonat qendrore.
Temperaturat e ajrit do vijojne të pandryshuara gjatë mëngjesit, por një rënie të lehtë sjell mesdita, në pjesën më të madhe të Shqipërisë.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke krijuar në det dallgëzimi 2 ballë.
Europa
Sa i përket Europës, ekstremet Veriperëndim – Juglindje të kontinentit paraqiten me vranëira dhe shira të shpeshtë.
Po ashtu, shira të izoluar do të ketë në zonat qendrore të Europës. Ndërsa moti kryesisht i kthjellët vijon në pjesën më të madhe të Europës, më i theksuar në pellgun Mesdhetar.