Moti për ditën e premte, në pjesën e parë të ditës pritet të jetë me vransira dhe kthjellime në Veri dhe zonat qendrore.
Sipas MeteoAlb, vranësira të shpeshta dhe shira të dobët do të ketë në Juglindje të vendit. Pasdita fuqizon me tej vranësirat duke sjellë rrebeshe të shkurtra në zonat jugore dhe juglindore, si edhe shira të papërfillshme në zona qendrore.
Temperaturat e ajrit vijojne pa ndryshime të ndjeshme në mëngjes dhe gjatë mesditës duke ruajtur maksimumin vendor prej 31 – 32°C.
Era do vijojë e lehtë në tokë, por mesatare në det, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior, ndërsa në det do të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.
Europa
Sa i përket Europës, thuajse i gjithë kontinenti do të përfshihet nga vranësira kalimtare.
Por, vranësira të shpeshta dhe shira të përkohshëm do ketë në Veriperëndim dhe Juglindje të saj.