Kush po e pengon integrimin?!

Tuesday, 05 June 2018 14:00

Nga Nadire Meçorapaj

Kush po e pengon integrimin?! Kolegët tanë socialistë, të detyruar nga shefi i madh, ja hedhin fajin Opozitës. Nëse i marrim faktet me radhë e qetësi dhe pavarësisht krahut partiak do të kuptojmë disa gjëra:

E para, opozita nuk ka ministra në radhët e saj; duke mos pasur ministra, mund të thuhet se opozita nuk ka as vëllezër të tyre të dënuar me burg për trafik droge në Itali.

Duke mos pasur ministra, opozita nuk as kushërinj të tyre në paraburgim në Itali, të akuzuar për trafik droge; duke mos pasur ministra, opozita nuk ka as përgjime, foto dhe materiale të tjera kompromentuese në dosjet e Prokurorisë për 1 ose 2 prej tyre;

Opozita mund të ketë akses në informacione mbi qeveritarët, por jo ministra në radhët e saj.

Duke mos qenë në pushtet, duke mos kontrolluar ekzekutivin, legjislativin, gjyqësorin, median, opozita nuk mund të akuzohet as për korrupsion apo për akte të tjera të kundërligjshme.

Duke mos i pasur të gjitha këto që përmenda më lart, si mundet opozita të jetë penguese e integrimit?! Opozita nuk ka asnjë ministër, madje nuk ka as edhe Këshillin e Qarkut të Fierit, me anë të të cilit të bllokojë integrimin, siç bëri opozita e vitit 2013, sot në pushtet.

Ne nuk mundemi dhe as duam ta pengojmë integrimin. Ne, thjesht, flasim për gjërat që shohim, që dimë dhe që zbulojmë gjatë misionit tonë të të bërit opozitë.

Unë jam deputete e Vlorës. Përveç të mirave që ka ky qytet më duhet të pranoj edhe të këqijat. Gjëja më e dhimbshme e viteve të fundit është se qyteti po ndryshon traditë. Sezoni turistik është zëvendësuar me ‘sezonin e skandaleve’. Çdo skandal ministror i viteve të fundit lidhet me qytetin tim. Kushërinjtë, vëllezërit, trafiqet, radarët e fikur, atentatet, ekzekutimet mafioze, e me radhë.

Vlora është bërë për Shqipërinë çka Palermo ishte për Sicilinë e viteve ‘80.

Këtë imazh duhet të kini parasysh kur flisni për integrimin dhe penguesit e tij.

(Diskutimi i deputetes së Partisë Demokratike, mbajtur në Komisionin e Ekonomisë)

/55news.al/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...