×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Bëhu dhe ti kontribuues në gjetjen e eshtrave të të zhdukurve se je shqiptar

E Enjte, 29 Mars 2018 19:25

Nga Besim NDREGJONI

Ç’është krimi? Kush është krimineli? A duhet dënuar krimi? Përse duhet dënuar krimineli? Këto pyetje të thjeshta jane, në të  vërtetë, thelbësore për njië shoqëri civile e të qytetëruar. Nga përgjigja e plote e tyre varet, në fakt,mbarëvajtja e shoqërisë në përgjithësi, dhe natyrisht edhe  shoqërisë shqiptare.  Shqipëria mban në  ndërgjegjen e saj disa nga gjërat më dramatike për një komb. Njëra pjesë e kombit të saj u përndoq në mënyrën më të pamëshirshme, u përndoq për bindjet e saj, për pasurinë e saj, për rangun dhe inteligjencën, për kodet e saj etike e kombëtare, u përndoq për pesë breza. Vetëm se ishte e tillë.

Kur një shoqëri  nuk do të  ballafaqohet më ndërgjegjen e vet për të  bërë pastrimin e së keqes, ajo shoqëri do te vazhdoje të jetë traumatike: Të  nesërmen, kushedi, mund ta ketë më të errët se të djeshmen. U mbushën 28 vite që nuk janë gjetur eshtrat e 4500 të pushkatuarve pa gjyqe nga diktatura. Dhe sot ata vazhdojnë të jenë të zhdukur dhe të harruar nga klasa politike.

Këta korifej të  kombit tim sfiduan padrejtësinë e terrorit me anën e vlerave të tyre, duke u martirizuar, gjënë  më të  shenjtë  jetën. Këta korifej sfiduan padrejtësinë, duke  sakrifikuar moshën por jo idealin e lirisë, drejtësisë paqes për shoqërinë. Që në  vitet e  para të  demokracisë, ne ëndërronim që  padrejtësia e një sistemi çnjerëzor komunist do të dënohet  moralisht dhe penalisht.  Fatkeqësisht sot kur po mbushen 28  vite të ndërrimit të sistemit, ne shqiptarët, e në veçanti politika nuk  i dënuan  këto krime, por përkundrazi me mënyra të  streholluara përdoren diktatin  ndaj kësaj pjese të shoqërisë që  nuk u bënë  palë me diktaturën,” harresën”.

Harresa është  një  fenomen që  nuk i shërben paqes , lirisë, por diktaturës. Duke ndjekur me vëmendje aktorët politikë  mediatike si dy shtylla të  fuqishme të  pluralizmit, kemi parë  se fenomenin e harresës ndaj vlerave dhe dijes së  kombit, e mbulojnë  me gënjeshtrën, ideologjinë nga vjen kjo klasë politike.  Më  anën e pushtetit të  diktatit të fshijnë  dijen që na kanë lënë trashëgimi këta burra e gra që  janë  sot në këtë  sallë, me trashëgimtarët e tyre.. dhe me shkëlqimin e vlerave të  tyre kombëtare duket sikur bisedojnë  me ne, duket sikur dhe sot mbas terrorit na frymëzojnë që  ne të  punojmë  për të  mirën e shoqërisë e të  kombit.

 Deri kur drejtësia  të penalizojë  padrejtësinë kjo shoqëri nuk mund të  ketë  paqe, dhe dashuri.  Ne jemi dëshmitarë  okularë  të  atmosferës së  frikës që  krijon çdo terror, sidomos terrori i kuq. Ne gëzojmë të drejtën e fitueme me gjak për fjalën e lirë, mendimin e lirë, veprimtarinë e lirë e ligjore ma shumë se asnjeri tjetër.

Kjo e drejtë  nuk ashtë  një privilegj  por një e drejtë  që  nuk mund të  mohohet nga askush.

 E kur ajo mohohet –siç  ashtë  rasti shumë  here ne vitet e fundit,  e drejta e jone  për revoltim asht e shenjtë, dhe e pacenueshme.

Ku janë eshtrat At Gjergj Fishta, të Patër Anton Harapit, Lef Nosit, Maliq Bushatit,  ku janë eshtrat e At Aleks Lipes të, Sazan Hadërit në burgun e Burrelit...të Xhelal Koprencës në  Spaç e mijëra të tjerëve në Maliq e Beden.. është  e turpshme e aspak kombëtare të flitet për kontribute e atyre që  i sollën kësaj shoqërie diktaturë e të heshtet ndaj këtyre që u sakrifikuan që  ne të  kemi liri.  A kanë moral drejtuesit  e Pushtetit të sotëm të ndërrojnë xhelatët që  u humbën eshtrat këtyre shqiptarëve  dhe të përbuzin korifejte e lirisë të  mendjes e të dashurisë njerëzore!

Dhe veprat e këtyre martireve të ditur, të zhdukur sot mbas 28 vitesh pret nga kjo klasë politike

Të ua kthejnë eshtrat, t’i qetësojnë familjaret t’u ndërtojnë një varr në  tokën mëmë Shqipëri.

A është e qetë  shoqëria kur në  105  vjetorin e pavarësisë, flitet për pavarësinë, dhe ata qe bënë  pavarësinë  si Lef Nosi, Fejzi Alizoti,  me te tjerë sot nuk kanë një varr.. Ka 28 vite që shteti ka financuar me mijëra  subjekte e individë .. kurse për gjetjen e eshtrave të  vrarëve të  diktaturës nuk ka dhënë  as edhe një  cent.. janë gjetur afërisht 2000 të vrarë  nga viti 1944- 1990 e deri më sot, pa ndihmën e shtetit por vetëm familjarët me shpenzimet e veta.. aq përbuzëse është  përgjigjja e këtij  shteti ndaj këtij fenomeni kombëtare sa të  përgjigjen  me indiferentizëm se nuk ka dosje për  të pushkatuarit, sikur këta i ka marrë  ndonjë  pushtues e i ka larguar jashtë  Shqipërie.. Kosova e pushtuar  100 vite nga serbët kërkon 2000 qytetarë të  zhdukur.. ne të  pushtuar nga diktatura komuniste për 50 vite kërkojmë  4500 të  zhdukur..

A ka ndërgjegje kombëtare Presidenti , Parlamenti, Qeveria .. kur një pjesë e shoqërisë kërkon të drejtën  njerëzore të respektoi ata që  u vranë  për liri.. për këtë demokraci që flasim sot.. por ndërgjegjen e tyre  e ka mbuluar heshtja, heshtja e tyre është  krimi i dytë  që u bëhet martirëve qe u vranë  për liri dhe sot nuk kanë një  varr në vendin e tyre..

Heshtja është  veprim kriminal ndaj të vrarëve e të zhdukurve nga diktatura komuniste për jetët e humbura për mijëra vite e vuajtje nga diktatura dhe krimi.

Mos hesht se bëhesh fajtor.. po gjetjes së  eshtrave te zhdukurve..

Është koha te veprojmë e të kapim kohën e humbur!  Është koha të ndërtojmë parcelën Kombëtare me emrat e tyre përball godinës së qeverisë siç kanë ndërtuar hebrenjtë përballë Budestangut gjerman parcelën e kujtesës e ku Merkeli çdo vit u kërkon falje për krimet e Hitlerit. A do të kërkojnë falje të tjerë, siç kërkoi Lulzim Basha dje me 26 mars 2018 në konventën kombëtare të familjarëve qe nuk i kanë gjetur eshtrat siç bëjnë gjermanët!

Kthimi i eshtrave familjarëve, ndërtimi i parcelës kombëtare para selisë së qeverisë është mirënjohja, paqja, dhe pajtimi kombëtar i shoqërisë dhe shqiptarëve.

Bëhu dhe ti kontribuues në gjetjen e eshtrave të të zhdukurve se këta të zhdukur janë shqiptare janë bashkëkombësit tuaj janë ata që i dhanë këtij vendi pavarësinë, që i dhanë këtij vendi shtetin, qe i dhanë këtij vendi lirinë duke sakrifikuar  jetën e tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...