Kush ndëshkohet nga taksa Rama mbi udhën e Kombit?

E mërkurë, 11 Prill 2018 18:52

Nga Rexhep Shahu

Sot kërkohet një betim i shkurtë e i ftohtë akull i Lulzim Bashës: Betohem në emër të gjithë atyre që kanë ëndërruar Kosovën, që i kanë munguar mbi gjysmë shekulli Kosovës a Shqipërisë, që kanë ëndërruar bashkim kombëtar, që janë vrarë kufijve, që janë kalbë burgjeve e internimeve se kanë dashtë Shqipërinë a Kosovën, se do të anuloj çdo koncesion në Udhën e Kombit, me çfarëdo çmimi të jetë, në ditën e parë të punës si kryeministër i PD, ose ndryshe, do të jap dorëheqjen ditën e dytë të punës si kryeministër i Shqipërisë. E ndëshkuara e madhe nga taksa e pandershme koncensionare është ëndrra e bashkimit kombëtar. Taksa Rama vetëm ndaj Kosovës e jo në rrugën ndaj Greqisë as Maqedonisë as Malit të Zi, është si kloni, kufiri ndarës, vrasës i dikurshëm i diktaturës, është vijim i komunizmit që thoshte në Zërin e Popullit, “vëllezërit kinezë e miqtë kosovarë”. I ndëshkuari i madh është fermeri shqiptar i Myzeqesë, i Divjakës, i Xarës së Sarandës, i fushave të Kurbinit e Lezhës që shesin shalqinin në Kosovë e Serbi, agrumet, që shesin domatet në Kosovë se në Shqipëri domatet prodhohen më herët se atje. I ndëshkuari i madh është prodhuesi i çimentos në Shqipëri se duhet ta shesë me shtrenjtë sa taksa Rama ndaj Udhës së Kombit dhe tregtarët e Kosovës do ta blejnë diku tjetër pa taksën e urrejtjes Rama. I ndëshkuar i madh është importuesi që sjell nëpërmjet Portit të Durrësit produkte për t’i shitur në Kosovë. Shihni maunet që dalin nga Durrësi e shkojnë në Kosovë. Ata nuk do të kalojnë më nga Udha e Kombit për në Kosovë, nuk do të vijnë më në Portin e Durrësit për shkak të taksës Rama. Të ndëshkuarit e mëdhej janë restorantet, kafetë, hotelet e motelet e bregdetit të Sarandës, të Vlorës, të Fierit, të Durrësit, Lezhës, Shkodrës se do të vijnë më pak pushues, më pak turistë, më pak njerëz të bukur, më pak vajza të bukura. Vendasit s’do të flasin më kosovarisht, trashë, por as do të mbushin xhepat me eurot e tyre. Turistët ditorë nuk do të vijnë më kaq e kështu si kanë ardhur sepse nuk do ia japin Ramës 10 euro në ditë pse vijnë nga Prizreni në Tale të Lezhës e kthim. Nuk janë shumë, por as pak pushues, verës shkojnë në 26 mijë makina në ditë, sa hyjnë e dalin në vit nga Greqia. E ndëshkuara tjetër e madhe do të jetë Shqipëria, tragetet që sjellin njerëz e vetura nga Italia për në Kosovë, ata njerëz e vetura nuk kanë pse paguajnë taksën Rama se nuk janë më të kqinj tragetet Itali - Greqi. E ndëshkuara tjetër e madhe do të jetë Partia Demokratike e Shqipërisë, nëse nuk do të dijë ta mbrojë këtë Udhë e ta shpëtojë nga taksa që ndan kombin. Kjo rrugë u ndërtua nga Sali Berisha, në kohën kur qeveriste Partia Demokratike, kur ministër në fillim të punimeve ishte Lulzim Basha dhe kur u ndërtua rruga ishte Sokol Olldashi. Kosova është shpallur ylli polar i Partisë Demokratike nga Sali Berisha që në 5 janar, në numrin e parë të gazetës së saj Rilindja Demokratike dhe me çdo çmim duhet të mbetët yll polar. Sot kërkohet një betim i shkurtë i Lulzim Bashës që të na thotë se do të anulojë çdo koncension në Udhën e Kombit, me çfarëdo çmimi të jetë, në ditën e parë të punës si kryeministër i PD, ose ndryshe, do të japë dorëheqje ditën e dytë të punës si kryeministër. Nuk ia cakton asnjë koncensionar kryeministrat Shqipërisë...Të ndëshkuarit më të vegjël ose më pak të ndëshkuarit nga taksa Rama janë kuksianët, hasjanët, tropojanët sepse janë pak, sepse kanë pak makina, sepse jetojnë e punojnë më shumë me Kosovën, me Gjakovën e Prizrenin dhe sepse, or tungjatjeta, ata kanë monedhë kryesore përdorimi paundin, pastaj dollarin dhe euron, pastaj lekun e Shqipërisë.

Modifikuar më E mërkurë, 11 Prill 2018 18:53
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...