Nga Xhafer Sadiku
Në AQSH nuk më japin më dokumenta në leter, por mikrofilma. Mikrofilma që duhen lexuar në këto aparate, që sipas okulistëve, të verbojnë. Sepse kështu është vullneti i Ardit Bidos.
Për ata që nuk e njohin, ky është drejtori i radhës i AQSH.
Megjithëse i ri në moshë, zotëria është i brumosur me urrejtje kundër armikut të klasës. Duke qenë se nuk është hera e parë që sillet kështu dhe se atje nuk shkoj për ceshtje pronesie por për studime historike, po i drejtohem publikisht:
Nuk kam ndërmend të të përulem, Ardit Bido. As ty, as shefave të tu, asnjërit dhe asnjëherë. Se po të isha i tillë, isha unë në atë karrike dhe jo ti.
Mos i shiko studiuesit nga emri, por nga vepra. Jo nga vepra që vlerësojnë shokët dhe padronët e tu, por nga ajo që i vlerëson lexuesi.
Ju duhet ti afroni studiuesit duke iu krijuar kushte te mira dhe jo ti largoni. Dhe nëse ke gjë me emrin tim, unë nuk jam praktikant i fese, por edhe sikur të isha, fute mirë në mendje ti dhe ata si ty: Jam krenar për emrin tim.
Prapë nesër jam aty… deri sa të jem gjallë. Për t’i dhënë publikut dhe të persekutuarëve nga regjimi yt, të vertetat që ti dhe palacua që sundon vendin dhe që ti po i shërben me zell, po i varrosni.
Me këtë rast, kërkoj mbështetjen e opozitës, megjithëse e di që ata nuk dallojnë shumë nga ju.