Dy deputete të PS-së kalojnë te Rilindja

Diel, 17 June 2018 11:53

Televizionet dhe portalet u mbushën ditën e sotme me lajmin e 'bujshëm' se dy deputete të Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, na qenkan bashkuar me Partinë Socialiste. Bëhet fjalë për deputeten Elena Xhina të Elbasanit dhe Reme Lala e Dibrës.

Në fakt në këtë proces kalimi lajmi është diku tjetër. Dy deputetet e nderuara bënë sot një kapërcim të rëndësishëm nga Partia Socialiste, që nga sot ato janë anëtare të denja të Rilindjes.

Është ky kalim i vetmi sepse cdo elbasanas dhe dibran e di shumë mirë se këto dy deputete në fakt që prej fushatës së qershorit të kaluar kanë qenë te Partise Socialiste. Bënë fushatën e përbashkët, përdorën të njëjtat burime financiare, përdorën të njëjta metoda dhe aleancën e njeri-tjetrit për tu zgjedhur.

Lala deputetja që fitoi mandatin me PDIU-në me mbështetjen e jashtëzakonshme të strukturave të PS atje. Ashtu sikurse edhe në Elbasan pati një bashkëpunim shumë të mirë mes Elena Xhinës dhe Qazim Sejdinit. Deputetet në fjalë gjithmonë e kanë shprehur simpatinë për kryeministrin Edi Rama dhe PS-në.

Ndaj edhe elozhet e Reme Lalës ndaj Ramës sot nuk ishin lajm.

I vetmi lajm ishte ai iiceremonisë së kalimit të dy deputeteve nga Partia Socialiste te sekti i Rilindjes. /55news.al/

Modifikuar më Hënë, 18 June 2018 10:31

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...