Nga Tritan Shehu
Çdo rritje e prezencës se NATO ne Shqipëri, është thellësisht e dëshiruar, stimuluar dhe mirëpritur nga ne; kjo është e “shkruar edhe ne genet” tona.
Dje disa organe mediatike kërkonin te hidhnin mjegullnaja dyshimi rreth qëndrimit opozitar për “mundësinë e zgjerimit te prezencës se NATO ne vendin tone”.
Pa asnjë dyshim këto janë vetëm aludime dashakeqe e krejt te kundërta me realitetin dhe faktet.
Dua te kujtoj këtu qe po thuajse i gjithë rrugëtimi i Shqipërisë drejt NATO lidhet me PD, qeverisjet e saj, deri ne anëtarësimin e plote tonin aty.
PD qe me “lindjen” e saj, ndryshe edhe nga partitë e tjera te krijuara ne ish bllokun komunist, konfirmoi vullnetin tone për BE e NATO.
Me tej me Qershor te 1992, pra dy muaj mbas formimit te Qeverise sone, Shqipëria aplikon e pranohet ne Këshillin e Bashkëpunimit te Atlantikut te Veriut.
Me dhjetor 1992 Berisha viziton Selinë e NATO ku pritet nga Sekretari i Përgjithshëm, i cili me Mars 1993 viziton vete Shqipërinë.
Me 23 Shkurt 1994 Berisha nënshkroi dokumentin Kuadër te Partneritetit për Paqe me NATO, duke e bere Shqipërinë anëtaren e pare nga vendet ish komuniste te saj.
Me 20 prill Kuvendi i Shqipërisë ratifikoi këtë dokument, megjithe kundërshtitë e socialisteve ne këto periudha.
Rruga vazhdon me tej ne bashkëpunim gjithmonë dhe me te ngushte deri sa me Samitin e 2 prillit 2009, kur Kryeministër ishte Berisha, u anëtarësua përfundimisht ne NATO, duke përberë kështu një nga arritjet me te mëdha historike te Shqipërisë, shqiptareve e Rajonit tone.
Pra tashti ne jemi anëtare te NATO dhe si te tille kemi përfitimet madhore, por dhe obligimet e mëdha ndaj kësaj aleance, obligime qe lidhen me elementet financiare, pjesëmarrjes, thellimin e demokracisë, luftës sonë ndaj krimit, drogës, trafiqeve, terrorizmit, racionalitetit ne politikat Rajonale dhe ato te Jashtme etj, nder te cilat fatkeqësisht jemi shume larg asaj qe kërkohet nga një vend anëtar ne seriozitet, impenjim e rezultate.
Pra është me e dobishme qe kjo Qeveri te përpiqet te realizoje “detyrat e shtëpisë” e te mos përdori vendime te mundshme pozitive te NATO ndaj nesh e Rajonit, si “fishekzjarre” politike për kamufluar realitetin tone te brendshëm.