Nga Ylli Manjani
Ka shumë njerëz, në Facebook, face-to-face ose edhe pas kurrizit, që thonë “boll fole”; “nuk të takon (ty ose dikujt tjetër) të flasësh”; “rri tani se sje më asgjë”; e të tjera shprehje si këto.
Nuk e di çfarë emri përbashkues të gjej për këto njerëz sepse jo të gjithë janë militantë e as njerëz të ligj. Ka edhe prej tyre, natyrisht.
Çêshtja është se në shoqërinë demokratike të shprehurit, pra e folura e shkruara është liri themelore e gjithkujt.
E thënë ndryshe, askush nuk mund ti kërkojë tjetrit, imponojë jo e jo, të mos shprehet!
Ty mund të mos pëlqejë ajo që ai tjetri thotë, por në asnjë rast nuk ke të drejtë ti thuash hesht!
Ke gjithë të drejtën të mos e pranosh, të mos biesh dakort, ta kundërshtosh ose injorosh atë që dëgjon, por jo ti kërkosh të mos shprehet!
Aq me pak të merresh me atë që flet dhe jo me ato që ai/ajo thotë. Kjo pastaj është kulmi i shoqërisë militante, paranojake dhe mazokiste. Kjo e fundit jeton në absurd, sepse kjo të kërkon gjithnjë të heshtësh...
Sipas tyre, kur je në pushtet nuk duhet të flasesh se quhesh “i dalë nga rrjeshti”. Kur nuk je në pushtet quhesh “i rënë nga fiku” dhe ske të drejtë më! Kulmi!
Pra pa shprese! Askush nga këta paranojakë e militantë të sëmurë nuk merret me thelbin, por me formën dhe me personin. Ata merren me cilindo person që shprehet kundër gjerave që bën leader-i.
Aha leaderi, po! Ai po, ka të drejtë të flasë, të shajë, të vjedhë, të dhunojë dmth të bëjë çtë dojë. Por ti duhet thjesht të “mbyllësh gojën”!!!
Dhe gjithmonë ti që shprehesh “e ke personale”, ndërsa ata që merren me ty dhe jo me ato që shpreh e kanë “parimore”. Injorantë congenitalis!
Në këtë grup hyjnë edhe disa gazetarë militantë, që gojën e tyre e kanë veç për bukë qyl.
Pushteti ofron bukë dhe gjellë mjaftueshëm për ta. Ky takëm as do te dijë fare të vërtetën, ata shkruajnë e flasin e shpifin deri sa vjellin dhe vetë nga shpifjet të bëjnë.
Nejse, sa më takon nuk kam ndërmend të heq dorë nga liria ime për t’u shprehur.
Nuk shpif ndaj askujt,siç disa bëjnë ndaj meje. Thjesht lexoj realitetin sipas mendjes dhe përvojës që kam.
Kujt nuk i pëlqen, nuk e ndihmoj dot!