Sot Erjon Braçe u përpoq që të bëhej apo hiqej si parimor me ligjin e lojërave të fatit duke përmendur dhembshurinë për ata që i drejtojnë shpresat te bixhozi. Madje për shkak të kompleksitetit që ka me zërin e tij të hollë dhe shtatin e shkurtër u mundua të bënte agresorin gjatë fjalës së tij duke i kërkuar llogari qeverisë dhe deputetëve të mazhorancës. Por të gjithë e dimë se ai këtë e bën vetëm që të bjerë në sy të shefit të tij, Edi Rama i cili e ka lënë vazhdimisht në hije dhe pa pushtet Erjonin e vockël.
Por ndonëse tregohet parimor ai ka përgjegjësinë e tij personale jo vetëm në botën e bixhozit, por edhe për aferat korruptive që po i ndodhin dhe vazhdojnë t’i ndodhin këtij vendi.
Si asnjëherë më parë, Komisioni i Ekonomisë në Kuvendin e Shqipërisë jo vetëm që nuk ka qenë oponent ndaj vjedhjeve të Rilindësve, por ai ka bërë atë që nuk duhej, ka ligjëruar vjedhjet. E këtë e ka bërë Erion Brace, madje me servilizmin e shpifur të tij. Është përplasur me opozitarët duke bërë jo të “zgjedhurin”, por kamikazin politik, mjaft që projekt-vjedhjet e qeverisë të kalonin për të marrë votën e ushtarëve të tjerë në parlament.
Përgjegjësitë e Erion Braçes janë disa;
- Me votën si deputet, por dhe garancinë duke qenë në krye të Komisionit të Ekonomisë Erion Braçe ka kaluar dhe noterizuar dhjetra kontrata korruptive, tashmë të denoncuara nga media dhe opozita në infrastrukturë si; rrugë, porte dhe aeroporte, energjetikë, shëndetësi, deri tek ndërtimi i kullave.
- Erion Brace ka qenë në mënyrë sistematike noteri i partisë, Ramës, Ahmetajt në Komision duke ju ka miratuar rritjen e taksave e cila rëndon në xhepat e varfra të shqiptarëve të cilët sot janë në pikën e hallit me një qeveri që iu tregon vetëm kërbaçin dhe asnjëherë kulaçin.
-Në Komisionin e Ekonomisë, Brace ka qenë garant i kalimit të projektbuxhetit të qeverisë i cili në asnjë vit nuk ka qenë i duhuri, i mjaftueshëm dhe fondet kanë kaluar në dorë korruptive të zyrtarëve dhe oligarkëve përmes projekteve qesharake ku ose nuk janë realizuar ose paratë e shqiptarëve janë groposur ne fantazma projekte!
- Asnjëherë ky noter i aferave korruptive të Ramës, nuk mbajti anën e qytetarëve në buxhetin që nuk ka planifikuar asnjë vit nga 2013-ta, ngritje pagash dhe pensionesh si dhe shpërblime. Erion Brace është mjaftuar t’i ketë vetë mirë punët, ndoshta është kujdesur të jetë pjesë e tepsisë për të qenë garant i vjedhjes më ligj të pronave dhe pasurive të qytetarëve shqiptarë! Si nuk e tha një fjalë?!
- Braçe në krye të Komisionit të Ekonomisë është kujdesur dhe të bëj presion institucioneve të pavarura, të artikuloj publikisht akuza politike ndaj tyre, të përplaset me drejtuesit e tyre në Komision, të përdor metodat e tij duke iu ulur buxhetin, apo dhe marifete të tjera për ti intimiduar, deri për tu kujdesur që në krye të institucioneve të shkonin atëherë kur e ka pasur mundësinë njerëzit e Edi Ramës!.
- Edhe si deputet Brace është akuzuar publikisht nga ish-kryeministri Sali Berisha i cili ka ndarë me ndjekësit një mesazh të një qytetari dixhital që akuzon Erion Braçen se e kanë shndërruar Divjakën në strofull të trafiqeve, vrasjeve dhe korrupsionit.
Erion, t’i nuk je gjë tjetër veçse një noter i aferave korruptive të Ramës dhe përgjegjës sa ai, Ahmetaj&Co.