Përdhunimi i Xhisiela Malokut nga djali i deputetit të Partisë Socialiste, Rexhep Rraja, dhe të gjitha ngjarjet që kanë vijuar më pas që nga policia e shtetit që e braktisi e deri të përdhunimi tjetër që i bëri Edi Rama dhe Rilindja e tij tregojnë se shteti këtu ka rënë.
Xhisielën nuk e mbrojtën, e braktisën, e lanë në mëshirë të kriminelëve dhe ajo vijon të dhunohet sistematikisht.
Xhisielën e përdhunoi Rexhep Rraja, provat dhe faktet janë të qarta. Djali i deputetit do t’ia hedhë sepse ka mbrojtjen e vendosur të Edi Ramës, i cili nga ana e tij ka vendosur që ta përdhunojë në të gjitha drejtimet shtetin.
Një Kryeministër që angazhon të gjitha strukturat ligjzbatuese për të mbrojtur një përdhunues nuk mund të jetë asgjë tjetër veçse një përdhunues edhe më i rrezikshëm.
Edi Rama shfuqizoi çdo mision që ka shteti, çdo detyrë të institucioneve për të mbrojtur nga vajzë të re, e cila është lënë vetëm, nga fatkeqësia që e la jetime pa baba dhe nga Rama që e la pa shtetin e saj.
Edi Rama e përdhunoi shtetin e shqiptarëve kur i quan horra çdo hero të policisë që denoncon krimin dhe angazhohet në mbrojtje të tij. Ai fsheh horrllëkun e tij, se veçse një horr mund t’ia bëjë diçka të tillë kombit të tij.
Ndaj në të gjithë këtë historinë e rëndë të Xhisielës ka dy përdhunues. Njëri është Rexhep Rraja, i cili sot është pas hekurave si çdo përdhunues tjetër në botë, aty ku duhet të ishte që prej ditës së denoncimit të parë të vajzës nëse Rilindja nuk do ta mbronte.
Përdhunuesi tjetër, edhe më i rrezikshëm, është Edi Rama. Përdhunuesi i popullit të tij, përdhunuesi i kombit, përdhunues sistematik i shtetit të shqiptarëve. 55news.al