Edi Rama me krimin ka një marrëdhënie personale, një lloj fetishizmi me çdo gjë kriminale, dhe po të shohësh historikun e tij, si të jetës private ashtu edhe kryeministrore, krimi ka qenë njësh me të, si vëllezër siamez.
Të gjitha ata kriminelë që dekriminalizimi i qethi nga Parlamenti, si Mark Frroku, Ervis Rroshi, Arben Ndoka, Sajmir Tahirin, e të tjerë , sot mund të mos jenë në qeverinë Rama ama janë miq e bujtës në shtëpinë e tij. Ata ende pinë kafe nga tabakaja private e Edi Ramës dhe shfaqen po aq të mbrojtur prej tij saç kanë qenë kur ishin pjesë e qeverisë së tij. Ata bëjnë karshillëk duke mbajtur si medaljon “miku i kryeministrit” dhe si anëtar të taborit kryeministror, bujtin edhe nëpër institucione shtetërore, me të njëjtin pushtet si të mëparshëm.
Natyrisht, marrëdhënia personale është me fortë se marrëdhënia zyrtare, pasi e para është më e sinqertë ndërsa e dytë më formale dhe protokollare. Kështu, nga kolegë i ka afruar më ngushtë kriminelët, duke i futur në rrethin e miqve.
Prandaj, sot ai s’është larguar fare nga krimi. Madje, si shembull mund të sjellim rastin edhe të një ministreshe, burri i së cilës nuk jep dot shenjat e gishtave.