Sëkëlldia e gjatë që e ka zënë Edi Ramën me njeriun e tij Saimir Tahiri, e detyron të ndërmarrë lloj-lloj veprimesh në mënyrë që të harrohet ish ministrit të Punëve të Brendshme, i akuzuar për vepra të rënda penale. Rama i shet të gjithë, me kush që Tahiri, aksioner i ndërmarrjes së përbashkët me të, të shpëtojë. Qysh nga zgjedhja e Arta Markut si prokurore e përkohshme, e deri te hapat e tjerë të ndërmarrë, të gjitha lëvizjet janë për ta liruar Saimir Tahirin. Nuk ka as dyshimin më të vogël për këtë. Teksa Arben Çuko, shkon prapa hekurave për 3 mijë euro, aferat e përfolura të Tahirit me Habilajt janë miliona euro. Rama ka sulmuar gjithë punonjësit e guximshëm të Policisë së Shtetit, i ka sharë pafund ata, vetëm pse nxorën çfarë ishte Saimir Tahiri. Strategjia e fundit e Ramës është që krahas propagandës së përditshme që ai bën, të mbulohet e harrohet çështja e Saimir Tahirit.