Duhet të nisë në fakt fjalia me emrin e Edi Ramës, por rreshti është gjatë e ndërkohë gjithnjë me insistim në vend të parë një kopje e shëmtuar e tij, Erion Veliaj.
Nuk janë këta të dy fillimi e mbarimi i listës. Këta janë thjesht modeli ose çifti që nëse përdorim gjenialitetin e Stefan Zweig tek libri i Zhozef Fushe, çifti ku ecin krah për krah vesi me pabesinë.
Lista është e gjatë, shumë e gjatë janë të gjithë emra që dihen, të qartë në shërbesat e tyre por me dritëhije në çështjet e pagesave ndaj tyre në të gjitha qarqet politike, asaj të medias dhe të shoqërisë së famshme civile shqiptare me hap ushtarak këta emra janë të njohur. Investimi tek ta ka qenë i madh, i jashtëzakonshëm, në kohë e në financë. Është një establishment i tërë politik e mediatik, OJQ-ist dhe e shtrirë në të gjithë hapësirën e jetës në vend
Në këto gjashtë vite të rënda e të dhimbshme për Shqipërinë strategjia ishte e qartë dhe e mirëpërcaktuar. Por këto gjashtë vite ishin thjesht zbatimi i saj sepse investimi mbi këtë listë e këtë sekt të rrezikshëm ka mbi 26 vjet që kryhet.
Krijimi i këtij sekti politik ka arsye tashmë të quhet i rrezikshëm për Shqipërinë dhe për faktorin shqiptar në Ballkan. Të mos hyjmë në detaje që tashmë dihen se cili ishte roli ideja strategjia e George Soros në të gjithë Evropën e pas Luftës së Ftohtë. Në vitet dhe dekadat që do të vijnë ajo do të jetë edhe më e qartë, më ndriçuar për brezat me të gjitha të pathënat e saj.
Por çfarë solli për Shqipërinë është e qartë:
1- Ardhja e këtij sekti të rrezikshëm në Shqipëri në pushtet solli kthimin e saj në një diktaturë të kokainës, heroinës e kanabisit. Forcim të krimit të organizuar si kurrë dhe asnjëherë në këto 27 vite tranzicion dhe përdorimi i segmenteve të rrezikshëm të këtij krimi në aspekte të jetës politike deri në vendimmarrje.
2- Zbrazja e Shqipërisë me një eksod të dhimbshëm të të gjithë moshës më vitale të saj dhe të pjesës më aktive të trurit të saj, të gjithë palcës reale të jetës në vend, me një strategji të mirëpërgatitur më parë që zbrazja e vendit dhe lulëzimi deri në legjislativ i krimit të organizuar është misioni i parë i këtij sekti.
3- Reforma në drejtësi, ose më saktë kjo gjueti shtrigash që ka nisur, nuk ishte e rastësishme që u kalua nëpërmjet kanaleve të fondacionit “Soros” dhe u mënjanua me një lloj stili perfid, Komisioni i Venecias. Kjo reformë është e dështuar që në gjenezë të saj, pasi nisi me një qëllim të caktuar. Ky nuk ishte aspak reformimi i sistemit të drejtësisë në Shqipëri por ishte konsolidimi i të gjithë investimit sorosian në 27 vite, tashmë dhe në pushtetin gjyqësor. Ose siç është thënë nga mendje të mençura kjo reformë ishte thjesht një iniciativë e një fondacioni privat.
4- Ngjarja me monumentin e Shqiponjës, jo vetëm heqja e saj por dhe deklarata e kryetarit të këtij sekti, se “ishte e shpifur”, nuk është thjesht një ngjarje teknike e aspektit urbanistik. Është një nga të dhënat mes shumë e shumë të tjerave, se ky njeri e ky sekt me bekimin e establishmentit, ka sjellje prej aparteidi në çështjet e interesit kombëtar dhe globalizimi sorosian, është më i rëndësishëm se çdo interes kombëtar, dhe sigurisht kjo e gjitha për llogaritë offshore.
Nuk është rastësi zgjedhja e tij si kryetar i këtij sekti të rrezikshëm. Aspak. Ka sigurisht njerëz që e dinë me fakte ende të pathëna rekrutimin real të tij njerëzor e financiar. Por parametrat reale të interesave gjeostrategjike mbi Mesdheun, mbi Shqipërinë mbi të gjithë faktorin shqiptar në Ballkan, ndoshta nuk janë me në dorë të një fondacioni privat.