E mbani mend fantazinë erotike të Erjon Veliajt në kohën kur Partia Socialiste ishte në opozitë dhe institucioneve ndërkombëtare iu shpërnda nga Veliaj lajmi se në Tiranë ishte rrëmbyer gruaja e një kandidati të opozitës.
Ajo ishte Griselda. Ish-gruaja e kandidatit të asaj kohe të Bashkisë së Kavajës Elvis Roshi. Rama dhe Veliaj donin të krijonin idenë në korridoret e BE-së, se Shqipëria ishte vendi i mungesës totale të sigurisë. Por shpifjen e rrëzoi vetë Griselda kur reagoi pas disa ditësh reagoi dhe tha se të gjithën e kishte sajuar vetë për inat se Elvis Roshi, bashkëshorti, nuk e donte. Këtë variant e dinin të gjithë brenda Partisë Socialiste, por gjithësesi e-mailet u dërguan me vrap drejt BE-së.
Edhe sot e njëjta situatë, por fantazia erotike e Griseldës, është zëvendësuar me historinë fatkeqe të efektives së policisë Ina Nuka.
Veliaj po shfrytëzon çdo dalje publike për të treguar se sa i dhimbet një punonjëse policie në nevojë ekonomike dhe që për fatin e saj të keq u dëmtua në dorë gjatë protestës së banorëve të Unazës së re.
A thua se Veliatj dhe të ati të tij politik Rama i dhimbset shumë të varfër si Ina Nuka që janë pafund në këtë vend që po degradon ditë e për ditë më shumë.
Një fatkeqe si Ina i duhet Veliajt të justifikojë vjedhjen prej 42 milionë euro në projektin e Unazës së Re. Gjithashtu Ina i duhet Veliajt dhe Ramës në këtë moment të vështirë të arrogancës, dhunimit dhe skandaleve të njëpasnjëshme.
Ky kryetar Bashkie që hipokrizinë e ka në përmasa të atilla që duhen studiuar nga ana psikike, është gati për çdo lloj loje me fatkeqësinë e çdokujt vetëm e vetëm që çështja e “Astirit” të mbyllet, pasi zotëria në fjalë e ka të mbyllur pazarin.
Tani duhet të justifikojë këtë pazar.