Berisha tregon qëllimet e Sorosit: Do çimentimin e të majtës

Tuesday, 27 November 2018 22:43

“Kërkon çimentim të së majtës dhe shkatërrim të së qendrës së Djathtë kudo”. Ish-Kryeministri Berisha deklaron në emisonin “Përballë” se Shqipëria është i vetmi vend në Europë pa sistem drejtësi dhe kjo për shkak të qëllimeve politike të Sorosit dhe dy ambasadorëve. “E kanë kthyer drejtësinë në degë të ekzekutivit” tha Berisha.
“Ne donim një drejtësi në favor të qytetarëve, ndërsa Soros donte një drejtësi në duart e Ramës”, tha Berisha.
Ish-Kryeministri deklaroi se reforma u ekzekutua që në momentin që drejtësia iu dha në dorë Edi Ramës.
“Kjo reformë ka dështuar, drejtësia ka pasur nevojë për reformën më të madhe, por dhënia e drejtësisë Edi Ramës është projekt i Xhorxh Soros. Nuk ndodh kurrë që fondacioni Soros të përpunojë platformën për reformën në drejtësi, kjo ka ndodhur në formën më monstruoze”, tha Berisha.

Modifikuar më E mërkurë, 28 November 2018 11:52
Login to post comments