Kosova zhvilloi një luftë të përgjakshme për pavarësinë e saj nga Serbia në vitet 1998-1999, dhe shpalli pavarësinë në vitin 2008, por Beogradi vazhdon ta konsiderojë atë si një provincë renegate. Sllobodan Millosheviç ishte i fundi që tentoi nëpërmjet luftës të mbante me forcë Kosovën, dhe vazhdimi i historisë me fundin e hidhur të tij e njohim sot. 20 vite nga ajo fitore e luftës, ideja për të copëtuar sërish Ksoovën është hedhur në tavolinë nga Aleksandër Vuçiç. Në top-listën e antishqiptarëve serbë rreshtohet katërshja kryekriminale: Milosheviç, Sheshelj, Karaxhiç dhe Mlladiç. Pas të mësipërmve, në hierarkinë politiko-shtetërore serbe u shfaq Vuçiç. Ky hamall i Sheshelit dhe Milosheviçit.
Por kjo nuk përbën problem për kryeministrin tonë Edi Rama. Ai del në media dhe e thotë me kënaqësinë më të madhe se e ka mik Vuçiçin. Madje ofendon dhe i quan gomarë ata që kundërshtojnë idenë e tij për ndarjen e Kosovës. Por, Aleksandër Vuçiç që është aktualisht President i Serbisë, në Kuvendin e Serbisë gjatë viteve ’90, ka thënë që:- ‘Për secilin serb të vrarë në Bosnje, ne do të vrasim 100 mysliman’. Një kriminel i tillë nuk mendoj që duhet të jetë një mik i një Kryeministri shqiptar.