Ndalimi i importit për makinat e para 10 viteve/ Shehu: I nxitur nga grupe klienteliste

Saturday, 01 December 2018 13:29

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, është shprehur se vendimi i i qeverisë për bllokimin e importit të makinave me prodhim mbi 10 vite, i cili do të hyjë në fuqi si sot një muaj, është një vendim diskriminues financiar ndaj shumicës së qytetareve, pa përfitim të ndjeshëm ambiental dhe i nxitur nga grupe klienteliste.

Në një postim në Facebook ai thotë se favorizimi i makinave te reja realizohet me lehtësira fiskale e jo duke penalizuar popullsinë tonë, më të varfër në Evropë”.

Postimi i plotë i deputetit Shehu

Nje vendim diskriminues financiar ndaj shumices se qytetareve, pa perfitim te ndjeshem ambjental, i nxitur nga grupe klienteliste, ai i bllokimit te importit te makinave me prodhim mbi 10 vite, do te hyje ne fuqi si sot nje muaj.

Favorizimi i makinave te reja realizohet me lehtesira fiskale e jo duke penalizuar popullesine tone, me te varfer ne Europe.

Ndersa per permiresimet ambjentale duhet te aplikohen se pari te tjera masa:

1-Per sigurimin e standarteve europiane ne cilesine e karburanteve.

2-Per normat e kontrollet teknike reale te automjeteve.

3- Per ndalimin e plote te importit te gomave te perdorura.

Te treja keto jane thellesisht te komprometuara apo te deformuara nga nivelet e larta te korrupsionit ne qeverisje.

4-Per ndertimin e permiresimin e rrugeve, si dhe lehtesimin e trafikut ne qytete, gjera per te cilat gjendja po perkeqesohet.

Mos aplikimi njeherazi i ketyre masave e bejne kete nje pseudo vendim ambjental, qe vetem demton shumicen e qytetareve e perkon me interesat e disa grupeve biznesi te lidhura me Rilindjen.

Modifikuar më Saturday, 01 December 2018 16:15
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...