Kryeministri i të pasurve po përballet me revoltën e të varfërve

E Enjte, 06 December 2018 10:38

Nga Andi Bushati

Edi Rama i është përgjigjur me një mendësi prej matrapazi, njërës prej protestave më xhenuine, më inteligjente dhe më të çiltër që prej kohës të armëve kimike. Si një tregtar vogëlsirash ai ka ngritur pyetjen përpara taksapaguesve: A jeni të gatshëm ju të derdhni paratë për studentët që ngelen në klasë?

Në theb, ai, me këtë gjuhë ka folur për çdo protestë, duke kundërvënë qoftë “zaptuesit e trojeve” tek unaza e re, qoftë kuksianët që kundërshtonin traun në rrugën e kombit, me pjesën tjetër të shqiptarëve.

Alibia e tij ka qenë se askush prej tyre nuk mund të përfitojë nga shuma e parave me të cilën paguhen, infermierët, mësuesit apo ushtarakët.

Në fakt, këta skrupuj për kursimin e të ardhurave tona, do të qenë normale për çdo kryeministër të virtytshëm mbi tokë, i cili e përfytyron detyrën me ankthin e atij që vigjëlon mbi pasurinë e përbashkët.

Në emër të këtij shqetësimi edhe Edi Rama mund të merrte në dorë thuprën e financierit, për të ndëshkuar ata studentë që protestonin sot, por që futen pa lexuar asnjë resht në provime, duke u tallur me atë sistem dhe me ata petagogë që paguhen me para publike.

Me të njëjtën të drejtë, ai, mund të fshikullonte zaptuesit e dikurshëm të tokave te Unaza, që nuk do duhej të dëmshpërbleheshin me punën dhe djersën e atyre të tjerëve, që kanë luajtur gjithë jetën rolin e qytetarit të ndershëm.

Pra, po ta dëgjonte një njeri i zbritur nga një planet tjetër, pa dyshim që do i duartrokiste argumentat e kryeministrit tonë.

Por, këtu në Shqipëri, ekuacioni është pak si përmbys. Pasi pretendimi  prej kursimtari të vyrtytshëm është vetëm një fabul e rreme.

Ai, që sot përbetohet për kontributet e taksapaguesve, është i njëjti që i derdh çdo vit miliona euro, për analiza të pakryera, koncesionit të Check-up.

Eshtë i njëjti që dha 5 milionë euro tek privatët e inceneratorit të Fierit, ndërkohë që ata nuk kishin vëne ende një tullë mbi tokë.

Eshtë i njëjti që, siç do të vërtetohet shumë shpejt, po degdis me miliona euro në parajsat fiskale me kompanitë off shore që ka shpallur fituese tek Unaza e re.

Eshtë i njëjti që ka emëruar investitorë strategjikë, të përjashtuar nga taksat, milionerët më të mëdhenj të këtij vendi.

Eshtë i njëjti që po fal 200 milionë euro me biznesin e ndërtimit në truallin publik pas Teatrit Kombëtar.

E pra, mjaftojnë këta shembuj për të treguar se qëllimi i kryeministrit të të pasurve, nuk është të ruajë paratë tona të përbashkëta. Filozofia e tij është t’i bëjë oligarkët edhe më të kamur dhe të pambrojturit edhe më të shtypur. Prandaj ai nuk mendohet aspak t’u marrë edhe centimin e fundit, studentëve, banorëve të Unazës së re, shoferëve të rrugës së kombit, ndërsa e zbras thesin bujarisht për përfituesit e koncesioneve PPP-ve dhe tenderave që i zhvillon pa garë.  

Po të shikohet në këtë prizëm edhe protesta e studentëve që duhet të paguajnë pasi ngelen në klasë është po aq e drejtë sa edhe ajo e banorëve që kërkojnë dëmshpërblim me gjithëse kanë ndërtuar pa leje.

Sepse ato i bashkon një fill i kuq. Ai i anëtarëve të një komuniteti që po trajtohet gjithnjë e më shumë si i dorës së dytë. Ai i qytetarëve të cilëve u shtrëngohet përditë laku në fyt, për t’u rrëmbyer edhe qindarkën e fundit, që pastaj shkon në duart e dhjetë oligarkëve.

Në këtë kuptim, të gjitha këto mini revolta lokale, që po shpërthejnë në vatra të ndryshme, nuk janë asgjë tjetër veçse preludi i një lufte që po frymëzon Edi Rama: asaj mes të pasurve dhe të varfërve. Marrë nga Lapsi.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...