Rrëzimi i Ramës, "politika" e protestave studentore që po tentohet të shfryhet

Premte, 07 December 2018 16:55

Me pohe e bujë, ashtu siç e meriton, po shoqërohen protestat e studentëve të përhapur në të gjithë universitetet e vendit.  Bash në këtë reliev protestash, marrë së toku edhe atë eposin e rezistencës së qytetarëve të unazës së re, shkëlqen ajo shpresa që me qeverinë Ramën e shihnim vetëm te sportelet e azilit të vendeve evropiane.

Protesta e studentëve duhet të shihet në një optikë po aq të gjerë sa shtrirja e saj, për shkak të potencialit që mbart dhe rezultantes së arritur deri më tash. Këtë potencë e tregon mekja e kryeministrit, të cilit s’i dëgjohet më ajo fjala “ngelësit” e kësi formash denigruese që artileria propagandistike hodhi ditën e parë kah studentëve.

S’i dëgjohet sepse kjo protestë është në fakt një epifani e demokracisë, përshfaqja më e dëlirë e një proteste rioshe për të cilën historia ka treguar se është anti-doti i keqqeverisjes.  Është një zbatim i asaj këshillës së vyer dhe kuptimplotë e të madhit Mit’hat Frashërit, që t’i leme selamllëqet dhe kafenetë. Pra, ne substancë është politike dhe pikërisht për këtë karakter e “personalitet” të sajin po tentohet me marifete të tridhet. Brenda protestave janë angazhuar disa fraksione veliajniste për të ngritur ledhe për të ndaluar marshin kah kryeministrisë, me qëllim sfumimin e kimisë politike që bart kjo protestë. Të qenit politike nuk duhet keqkuptuar me atë fjalën “politike” që jemi mësuar të dëgjojmë nëpër zënka klubesh apo me fjalorin e gruas së famshme të Beratit. Në fakt, çdo gjë është politike dhe vet zgjidhjet janë politike, çka nënkupton se pjesëmarrja në politikëbërjen është ajo çka u jep lëvizshmëri ingranazheve të demokracisë. Dhe, protesta e studenteve s’është gjë tjetër përveçse një thirrje për pjesëmarrje në politiken e vendit, siç përkthehet  vet termi demokraci.

Rama është i ndërgjegjshëm se protesta e studentëve demaskoi sesa i brishtë është për t’u rrëzuar dhe po bën çmos që ta ndajë në enklava protestën e po nxjerr Linditën si tabelë qitjeje. Rreth 3km larg është rreziku për Ramën, nga MAS tek Kryeministria. Çka më e rëndësishme është frika që ka mbërthyer kryeministrin pasi ai është i pari që e ka kuptuar sesa politike dhe asgjësuese për qeverinë e tij është ai marshim studentor. Dhe bash këtu është ngadhënjimi i  parë i protestës. Kryeministri doli tek vetvetja, tek frika e tek paranoja dhe iu shemb arroganca që e bënte të pandehte se i kishte vënë shqiptarët për fundi.

Por, në daç të besojmë a jo se historia e përsërit vetveten, të paktën duhet të pranojmë  shprehjen e famshme të Mark Twain se  historia rimon. Dhe Edi Rama e di se qeveria e tij është “rrokja” ku do  bjerë vargu i rimës. Prandaj, të qenit politike është forca dhe shpresa që jep protesta.

Modifikuar më Premte, 07 December 2018 20:21
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...