Me përshëndetje ndërkombëtare ka dështuar deri tani Reforma ne Drejtësi

Premte, 07 December 2018 20:25

Projekti i fondacionit privat Soros e ashtuquajtura reforme ne drejtësi , hap pas hapi po dëshmon që vetëm reformë nuk është por është një dështim dhe një regres si aspektin kushtetues e ligjor. Që lexuesit të jenë të qartë duhet të theksohen pikat kryesore shumë qartë dhe thjesht

-              Së pari kjo është një iniciativë e një fondacioni privat, e fondacionit të George Soros. Kjo është dëshmuar ditë pas dite dhe në mënyrë të qartë dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ardhur fakte tronditëse.

-              Së dyti konsensusi i të gjithë forcave politike i arritur në korrik të vitit 2016 ishte në parim për ndryshimet kushtetuese dhe me një presion të fortë ndërkombëtar të segmenteve të Gwrge Soros kudo që ato gjenden dhe përtej atlantikut

-              Së fundmi menjëherë sapo Rama mori këtë konsensus ai përjashtoi opozitën për të qenë vetë zot ai dhe sekti i rrezikshëm i Lindjes për të gatuar një pseudoreformë qo do t’i shërbente këtij sekti dhe lidhjeve me krimin e organizuar

Sot ka ndodhur në parlament një puc i vërtetë antikushtetues me zgjidhjen e anëtareve të Këshillit të Emërimeve në drejtësi. Vetë Presidenti i Republikës i Meta ka refuzuar për këtë short pasi mungon baza ligjore, dhe nuk ka asnjë konsensus real sepse ai u shkatërrua me zgjidhjen e Arta Markut dhe shumë e shumë akteve të tjera antikushtetuese  që kjo mazhorancë ka ndërmarrë.

Por sekti i rilindjes nuk ka qenë vetëm në këtë aksion. Ka pasur përfaqësi dhe ambasadorë që janë sjellë si guvernatorë dhe zëdhënës të qeverisë siç ishte rasti i ish ambasadores së BE , Romana Vllahutin. Kjo e fundit  të gjithë mandatin e saj e vuri në shërbim të një qeverie ku provohej çdo ditë çdo orë e sekondë lidhjet e saj me krimin e organizuar në çështjen e trafikut të narkotikeve, vendi u mbush me kanabis dhe kjo ambasadore nuk ka asnjë fjali të cituar prej saj për këtë akt kriminal që iu krye Shqipërisë. Përshëndetje nga përfaqësi të huaja për akte dhe puçe antikushtetuese janë përshëndetja e radhës për dështimin me sukses të reformës në drejtësi. Këto përfaqësi me stafin e tyre duhet të jenë me serioze në punën e informacionin që marrin të heqin dorë formula diplomatike të dalë kohë dhe ti përgjigjen realitetit të rëndë shqiptar me seriozitet. Nuk mund të përshëndet një reformë që ka pamjen e një gjyqtari si Dvorani ku vetingu i të cilit edhe me ai kishte vjedhje me mbi qindra milionë . E megjithatë,  papastërtia e tij,  komisionit të vettingut iu duke verbuese. Përfaqësitë diplomatike në Shqipëri duhet të kenë parimin e serioziteti kur bëhet fjalë për të ardhmen e një kombi e ardhme kjo e cila nuk është në kufijtë e një mandati të një ambasadori apo të një tjetri.

Modifikuar më Saturday, 08 December 2018 11:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...