Protesta e studentëve ka hyrë në ditën e saj të gjashtë dhe çdo ditë e më shumë po fuqizohet si një uragan që do të marrë para këtë qeveri dhe këta hajdutë, që i kanë çuara ata dhe gjithë popullin në këtë gjendje të mjeruar. Përpjekja e dëshpëruar e grevëthyesve të së majtës, vegla të Veliajt apo qeverisë po përpiqen me çdo kusht ta minojnë këtë lëvizje, këtë protestë, ta banalizojnë atë dhe ta kthejnë thjesht në një protestë të rëndomtë vetëm për kushte ekonomike. Në pamundësi që të shpëtojnë ‘Rilindjen’ ish blloku dhe portalet e bijve të tyre po mundohen të promovojnë neokomunistët e rinj si shpëtimtarët e shoqërisë dhe triumfatorët e një proteste në fillim të saj. Ata janë profilizuar nga mediat e Ramës dhe Veliajt si njerëz jo politikë por me bindje marksiste qe kundërshtojnë reformat e Rilindjes, ky grupim që financohet nga vetë qeveria e majtë, është konservuar prej dy vitesh për diten e keqe. Diten kur populli të dilte në rrugë kundër Edi Ramës, kjo rracë marksistësh do hidhej në shesh për të kapur lidershipin, e në pamundësi të shpëtojnë ‘Rilindjen’, të pengojnë ardhjen e opozitës në pushtet duke krijuar një lëvizje gjoja jo politike e duke barazuar të gjithë klasen politike si e dështuar. Kjo protestë nuk bëhet për syzet e Arlind Qorrit, apo për ata që kanë përfituar miliona nga tenderët fiktivë, nga pagesat e dyshimta që nuk shkojnë për studentët, por për xhepat e qeverisë, për ata që përpiqen të largojnë çdo lloj solidarizimi me grevë, si rasti i banorëve të Astirit, të cilët u larguan nga këta elementë marksistë që në shekullin e XXI kërkojnë të ngjallni fantazmat e Marksit e Stalinit. Protesta bëhet edhe për t’i treguar vendin këtij komunisti, këtij marksisti dhe gjithë serës së tij që shpërndahet në turmë dhe hedh helmin e dëshmimit. Me të drejtë studentët kërkojnë që të mos ketë përçarje, të mos ketë politizim, të mos ketë dështim, sepse këta bolshevikë të rinj të shekullit XXI po kërkojnë që të marrin në dorë frenat e protestës, duke përligjur më së miri faktin se maskarenjtë përfitojnë nga turmat, nga revolucionet!