Edi Rama dhe të gjitha mediat dhe shërbëtorët e tij mediatikë janë përpjekur këto ditë ta shndërrojnë apo ta manipulojnë protestën e studentëve, duke e cilësuar atë si kundër politikës në përgjithësi apo edhe si pakënaqësi e akumuluar për këto 28 vite tranzicion.
Kjo është një lëvizje e neveritshme e gjithë enturazhit rilindës. Por në fakt studentët e kanë thënë vetë në gjithë këto ditë revoltë. E kanë thënë me deklaratat e tyre, me pankartat e tyre apo edhe me mesazhet e tyre të mrekullueshme në formë memesh.
Studentët e kanë revoltën vetëm me Edi Ramën, me qeverinë e tij, me ministren e tij të Arsimit.
Ishte Rama, Nikolla dhe mazhoranca e tij që e bënë ligjin e Arsimit të Lartë. Ishin ekskluzivisht këta që e degjenuneruar në këto 5 vite sistemin arsimor në vend.
Është Rama që vjedh ccdo ditë e më shumë paratë e shqiptarëve dhe ua heq studentëve, investimeve në shkolla, konvikte apo edhe kërkim shkencor.
Ndaj studentët janë të qartë në kërkesat e tyre. Beteja e tyre është vetëm me qeverinë dhe qeveria do të jetë ajo që do të bjerë nga fitorja e madhe e lëvizjes studentore. 55news.al