Rilindasit janë kampion korrupsioni si në pushtet qendror ashtu në atë vendor. Veç grabitjes me tendera ku gjithmonë fiton oferta më e lartë dhe miqte e kryeministrit dhe anëtarëve të tjerë të organizatës Rilindjes, fitimit të tenderëve fiktivë apo me latra falso, vjedhja bëhet dhe përmes PPP në infrastrukturë dhe shërbime.
Departamenti Antikorrupsion i Partisë Demokratike denoncon skemën e megazhvjatjes nga Erion Veliaj përmes PPP, e konkretisht atë arsimore.
Ja denoncimi i Departamentit Antikorrupsion në PD
Skema e megazhvatjeve me PPP ne shëndetësi, mjedis,art, nuk ndalet as ne arsim.
Siç edhe është bere publike me pare, infrastruktura e arsimit para-universitar për bashkine e Tiranes u vendos te jepej me PPP.
Ne projektbuxhetin e 2018 vlera e parashikuar ishte 64 miliard leke (përfshirë këtu interesat marramendëse).
Ne projektbuxhetin e vitit 2019, vlera është pothuaj dyfishuar: 101 miliard leke.
Pyetja është se kush është projektuesi i objekteve?Përgjigja është e thjeshte, sepse projektues te parapërzgjedhur Rama ka pak: kësaj radhe, pjesa i takoi Boerit.
Po zbatuesi, pra privati partner me “publiken”?
Shoqëria Agikons. Edhe kjo e parapërzgjedhura, te cilës i ra pjesa e radhës.
Pyetja, pergjigjen e se cilës Rama duhet t’ia japë kësaj here veçanërisht studenteve është: po projektet 3D te konvikteve etj., mos valle ka menduar t’i japë dhe këto me PPP Boerit dhe Agikonsit te radhës