Rama 20 vjet pushtet korruptiv, bën sikur erdhi dje

E Enjte, 13 December 2018 21:23

“Kështu na i kanë lënë paraardhësit”, “Po ndreqim gabimet e paraardhësve”, e të tjerë fjali të tilla po dëgjojmë nga goja e Edi Ramës sa herë që e gjen veten ngushtë për keqqeverisjen dhe dosjet e skandalit që zbulohen në çdo një muaj. 

Edi Rama u drejtohet minatorëve se nuk është faji i tij, por i paraardhësve, ndonëse koncesionet minerare ia ka lëshuar në këto 6 vite tek oligarkët e tij.
Edi Rama u drejtohet invalidëve se nuk është faji i tij që nuk marrin shërbimet, pagesën e pensionit të invaliditetit dhe ilaçet e duhura për faj të keqqeverisjes së paraardhësve.
Kështu iu drejtua edhe studentëve që prej 10 ditësh kanë lënë auditorët dhe janë në rrugë duke refuzuar çdo komunikim me Ramën.
Por, a e dini se 49 vjeçari Edi Rama, ka 20 vjet që është në pushtet?
Që prej 1998-ës kohë kur siç e thoshte Fatos Nano e mori nga rrugët e Parisit, ashtu thonj palarë, Ministër i Kulturës, menjëherë nga karrigia në karrige me makinerinë e pushtetit të Nanos u bë Kryetar Bashkie, dhe nga kolltuku i Bashkisë më të madhe në vend, buxheti i së cilës konkurron atë të të gjitha bashkive të vendit në total, u hodh në karrigen e Qeverisë.
Si Ministër i Kulturës mbahet mend për tentativën e zaptimit të teatrit dhe brekët e të ndjerës Violeta Manushit.
Si kryebashkiak mbahet mend vetëm për “20%”, duket thjesht si shifër e shkruar kështu, por në xhepin e Ramës përkthehet si pasuri me 20% të çdo leje Pallati.
Llogarinë mund ta hamendësoni vetë se sa pallate u ndërtuan ën Tiranën e Edi Ramës.
Po si kryeministër? Sigurisht që dhe këtu do të shpikte një sistem korrupsioni dhe pasurimi vetjak. PPP-ja e famshme. Miliona euro. Të gjitha në xhepin e tij.
Sot, sa herë që zihet ngushtë hiqet si opozitar, sikur nuk e di se Shqipëria është ajo e familjeve që jetojnë në barake plasmasi. E kemi parë edhe të veshur me petkun e “Fundjavës Ndryshe”, bamirësit. E kemi parë se si u shpreh se sot e mori vesh që në këtë vend ka një kategori të të verbërve. Një arrogancë që shkon përtej edhe çmendurisë së këtij opozitari me 20 vite rresht në kolltukun e pushtetit, që për ironi ia fut edhe Presidentit të Rusisë Vladimir Putin që ka 18 vite në pushtet.

Modifikuar më Premte, 14 December 2018 08:58
Login to post comments