Ajo që nisi si një dëshirë e madhe për t’i dhënë shqiptarëve një sistem të pavarur por që u shndërrua thjesht në një projekti të fondacionit privat Soros që ta bënte Shqipërinë pjesë të një eksperimenti ogurzi, pra e ashtuquajtura reforma në drejtësi që tashmë ka kapitulluar, po degjeneron në kufijtë e absurdit.
Çdo ditë kemi zhvillime që e çojnë këtë ‘reformë’ gjithnjë e më shumë në parametra antikushtetues, antidemokratik, antiligjor dhe shumë e shumë të zeza të tjera, që vetëm me shtetin e së drejtës nuk kanë të bëjnë.
Reforma e cila nisi me konsensusi i të gjithë forcave politike i arritur në korrik të vitit 2016 ishte një pakt i madh mes shqiptarësh, por që Rama e shkeli dhe po e çon vendin në drejtim me përfundime të panjohura.
Dhe tani u ka shkuar mendja që të krijojnë edhe SPAK-un apo Byronë Kombëtarë të Hetimit. Por a mund të krijohen këto institucione kaq të rëndësishme në kushtet në të cilat ndodhem?!
Rama ka kapur gjithçka. Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) drejtohet nga juristi i Soros-it, Gent Ibrahimi, kunati i deputetes dhe eksponentes së lartë të Partisë Socialiste, Mimi Kodheli. Dhe ky institucion ka rolin kryesor në ngritjen e SPAK.
Prokurorja e Përgjithshme, a ashtuquajtur e përkohshme, është thjesht dhe vetëm shërbëtore e Ramës. Të zgjedhurit në KLGJ janë njerëz të kësaj mazhorance dhe me lidhje të sigurta me fondacionin Soros.
Pra, maxhoranca e Edi Ramës ka kontroll të plotë në Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).
E si mund të vijohet më tej me ecjen përpara, dhe me themelimin e institucioneve kaq të rëndësishme si SPAK apo BKH?!
Kjo nuk mund të ecë më në këtë mënyrë. Rama ka kapur ccdo qelizë të sistemit në drejtësi dhe është duke rrezikuar stabilitetin politik dhe social në vend. Ndaj edhe me këtë mazhorancë dhe me këtë Kryeministër ngritja e SPAK apo BKH është e pamundur!