Të gjithë e njohin se është një prej më të zellshmit te ‘Rilindja’ për tu vënë gatitu për çdo ide apo projekt të ndyrë të Shefit të tij. Mbahet mend si deputeti i ‘plehrave’ pasi ishte më i devotshmi për mbrojtjen e ligjit të Ramës për importin e mbetjeve.
Shqiptarët ia mbajnë mend mirë ‘premtimin’ e tij se Rilindja sapo të vinte në pushtet do të vidhte shumë bukur.
Herën e fundit Eduart Shalsi u bë lajm teksa i krenohet moderatores së emisionit televiziv pasi kishte mbjellë flokët dhe se vlera e tyre shkonte 60 mijë euro.
Sot, Rama e vendosi Ministër për biznesit, i bukur si emër, por në realitet një Ministri9 me një zyrë në bodrumet e godinës së kryemisnitrisë. Ministri pa portofol, pa punonjës, pa punë dhe reforma konkrete.
Praktikisht Shalsi do të shkojë në Kryeminsitri, do përshëndesë rojet, do hjyjë në zyrë, do merret pak me kompjuterin nja dy lojëra me solitare apo do sfidojë online ndonjë shahist, meqë është edhe kreu i federatës së Shahut, do mërzitet dhe do dalë në parkingun e Kryeministrisë të ruajë makinat e ministrave të tjerë.