Taktika e Ramës dhe Arta Markut me ndarjen e gjyqit të Tahirit nga Habilajt

Tuesday, 08 Janar 2019 14:29

Shumë shpejt Saimir Tahiri do t’i shohë kushurinjtë e tij, anëtarët e grupit kriminal që ai vetë drejton, prapa hekurave. Habilajt do të marrin dënimin që meritojnë. Por kjo gjë ka alarmuar kumbarin e tyre dhe kryekumbarët e tjerë në krye të institucioneve.

Edi Rama, Arta Marku dhe të gjithë veglat në shërbim të Ramës po bëjnë gjithçka që të shpëtojnë Saimir Tahirin. Taktika e tyre për të ndarë gjyqin e Tahirit me atë të Habilajve duket si një përpjekje e dëshpëruar.

Gjyqi i Tahirit nuk ja pse teë jetë veçmas me 19 janar por bashkë me atë të Habilajve, të gjithë bashkë në një kafaz të të pandehurish.

Të mos harrojmë se Tahiri është i inkriminuar kokë e këmbë me këtë bandë dhe provat janë të panumërta dhe në sytë e të gjithëve. Vetëm italianët kanë një dosje 400 faqëshe plot me fakte.

Provat dhe faktet kanë dalë njëra pas tjetrës. Dhe vijojnë ende dalin. Edhe sot e kësaj dite. E kemi parë Tahirin teksa merr miliona euro nga trafikantët dhe dhurata super të çmuara. Tahiri ka bërë udhëtime me jaht, me avion, me makinën e tij personale në të gjithë Evropën me kushërinjtë e tij trafikantë.

Çdo provë që del fakton se në fakt ai është drejtuesi i organizatës kriminale. Ndaj edhe ndarje e gjyqeve, në dy të veçanta, është një taktikë e Ramës. Ai ka urdhëruar Arta Markun të bëjë gjithçka në këtë drejtim. Kjo ka qenë detyra e vetme e Arta Markut dhe Donika Prelës që kur kanë ardhur në ato detyra: Të shpëtohet Saimir Tahiri.

Ndarja e dy proceseve gjyqësore, Tahirit dhe Habilajve, në dy të veçanta do të thotë të shkatërrosh çështjen në themel dhe organi i akuzës këtë ka bërë.

Si për ironi të fatit çdo ditë dalin elementë të rinj të çështjes që implikojnë Tahirin. Të mos harrojmë që ai vendosi në krye të Policisë së Shtetit, në të gjithë sektorët banditë.

Jo më larg se sot doli një tjetër përgjim. Një bisedë e Florian Habilajt me ish shefin e Policisë Kufitare në Dhërmi, Sokol Bode, i cili e telefonon vetë për ta takuar në lagjen “Çole” në Vlorë.

Kush e vendose Sokol Boden në atë detyrë? Sigurisht që Saimir Tahiri. Ashtu siç vendosi të gjithë drejtorët e policisë në qarqe, gjysmën e të cilëve e ka në arrati nëpër Evropë.

Modifikuar më Tuesday, 08 Janar 2019 18:14
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...