Italianët shuplakë Ramës: Shqipëria portë kryesore e kanabisit, u kapën 78 ton

Tuesday, 08 Janar 2019 20:39

Shqipëria konsiderohet si një nga vendet kryesore të origjinës së trafiqeve ilegale në Itali gjatë vitit 2018. Konstatimi është bërë në raportin e publikuar së fundi mbi Sigurinë Kombëtare në Portet italiane gjatë vitit të kaluar.

Lëndët narkotike, armët dhe cigaret kontrabandë lëvizin përmes pikave doganore në porte, duke e konsideruar kthyer Shqipërinë në kanalin kryesor të trafiqeve të paligjshme.

Raporti vëren shtim të kontrabandës së cigareve në portet italiane. Sekuestrimet e cigareve kontrabandë përgjatë 2018 kanë vërtetuar se nga ky fenomen janë prekur më shumë portet italiane me dalje në detin Adriatik. Cigaret kontrabandë janë kapur me ngarkesa të ardhura kryesisht nga Shqipëria e Greqia.

Në total autoritetet doganore e policia kufitare në portet italiane kanë sekuestruar rreth 101.175,913 kg lëndë narkotike të tipit hashash, marijuanë, kokainë e heroinë.

Trafiku i kokainës konfirmohet si monopol i mafias kalabreze Ndrangheta, aktivitet të cilin e kryen në bashkëpunim me grupet kriminale të huaja mes të cilëve dhe grupet kriminale shqiptare. Viti 2018 ka vërtetuar një fluks rritje të trafikut të heroinës nga Shqipëria përmes portit të Barit, duke u konfirmuar si një nga kanalet kryesore të trafikut nga Turqia. Heroina trafikohet kryesisht në portet e Barit, Triestes e Brindizit.

Heroina e prodhuar në Afghanistan, Pakistan, Iran hynë në Itali përmes Shqipërisë e Turqisë. Sipas portit të Sigurisë së porteve gjatë viteve të fundit është rritur trafikimi i marijuanës e viti 2017 është mbyllur me sekuestrimin e 78 tonë marijuannë.

Kufiri i jashtëm me Shqipërinë e kufiri i brendshëm me Greqinë konfirmohet si rrugët kryesore të trafikut të marijuanës në Itali. Portet kryesore të trafikut ilegal të marijiuanës janë Bari, Genova e Civitavechia.

Raporti i 2018, vlerëson se Italia mbetet një nga vendet kryesore të destiancionit të armëve ilegale të ardhura nga vendet e ish Jugosllavisë e Shqipërisë. Ky aktivitet kryhet për llogari të grupeve kriminale shqiptare që zotërojnë dhe sasi të konsiderueshme armësh tip kallashnikov AK-47 për t'i tregtuar.

Modifikuar më E mërkurë, 09 Janar 2019 09:04
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...