Shqiptarët janë njohur me vilën luksoze të Edi Ramës në Surrel, e cila minimalisht ka kushtuar 400 milionë lekë, siç edhe Rama e ka deklaruar. Pavarësisht faktit se një vit para se ta ndërtonte vilën, Rama deklaronte se kishte pasuri vetëm 80 milionë lekë, ai pak ditë më parë i tha një studenti se në Surrel bleu truall dhe ndërtoi me kursimet si emigrant rrugëve të Parisit.
Arroganca e kryeministrit Rama për të mos e patur problem asnjëherë të shpikë nga një sajesë sa herë që i përmendet vila e Surrelit ka arritur kulmin.
Ai njëherë deklaron se i bëhet dhuratë parcela truall, njëherë deklaron se firma e ndërtimit ka dëshirë që ti ngrejë muret e vilës sa herë i ngrihet atij mendja, njëherë deklaron se ka vetëm 80 milion lekë, as sa çereku i vlerës totale e vilës, njëherë deklaron se ka paguar 400 milionë lekë ndërtimin e saj, me lekët e librave.
E në të gjitha këto kërcimet “hu më hu” të Ramës, ajo që fle gjumë është Kryeprokurorja Arta Marku.
E nëse ajo nuk është e aftë se si të veprojë, le të marrë mësim nga homologët e saj kroatë.
Ata e akuzuan dhe më pas dënuan ish-liderin e tyre politik, kryeministrin Ivo Sanader për marrjen e një ore dhuratë.
Ndërsa kryeministri ynë deklaron me krenari në çdo dalje se merr dhurata në miliona lek.