Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, në një lidhje për "360 Gradë", tha se çështja e Gent Cakajt është vetëm indikator i një skenari më të rrezikshëm.
“Nuk eshte e thjeshte si çështje, nuk eshte çështje e një individi qe po promovohet per nje post Ministri . Ne fakt ky një është skenar I rrezikshëm qe ka hyre dhe Rama e Thaci qe ka te beje me prekjen kufijve te Kosovës. Ky person u promovua mediatikisht pro ndryshimit te kufijve. Vendimi I Presidentit Meta per mosdekrtimin e Cakajt eshte vizionar dhe ne mbrojtje te sigurisë kombëtare për te dy vendet. Është nje ndarje e qarte e koncepteve. Dhe ne Kosove dhe ne Shqiperi jane kunder kësaj ideje . Dhe Thaci dhe Rama kane mbetur vetëm ne ketë teze. Lufta qe ne kemi bere ne Bruksel per vite me delegacionin serb dhe me idetë e tyre, është lufte gjeopolitike dhe ne ne 1999 me luften ne Kosove e kthyem gjeopolitikën se bashku me Shtetet e Bashkuara te Amerikes ne favorin tone . Tani Rama e Thaci duan te na kthejnë mbrapsht. Rama ishte ne Serbi dhe nuk pati guximin ta kundershtonte Vucici per ketë tezën. . janë individë ne dekadencën kombëtare”