Edi Rama e ka vendosur dhe ka bërë gjithçka që t’i shesë interesat kombëtare, në veçanti Kosovën, tek interesat sllave. Ai është një shërbëtor i planeve ruso-serbe dhe do të bëjë gjithçka për plotësimin e projekteve të tyre antishqiptare.
Por që ta kamuflojë të gjithë këtë sipërmarrje të zezë të tij kundër shqiptarëve të Kosovës, rama në mënyrë diabolike vendosi që të shfrytëzojë në funksion të këtij plani pikërisht një kosovar.
Njeriu i pakteve të errëta me Serbinë zgjodhi një person që sipas tij është adapt në këtë drejtim, Gent Cakajn.
Rama tentoi ta bënte Cakajn ministër të Jashtëm në momente kycce për shqiptarët në rajon. Pikërisht në këto momente kur Shqipëria është bërë kryesuese e OSBE-së, përfaqësuesi i Shqipërisë do të ishte një njeri si ky Gent Cakaj.
Ky do të duhej të lobonte që Kosova të anëtarësohej ne OSBE?! Ky njeri që kërkon shkatërrimin e kufijve të Kosovës?!
Por Rama e dinte se çfarë do të ndodhte. Qeveria shqiptare do ta braktiste Kosovën dhe do t’i shiste interesat e saj. Ndaj dhe Kryeministri zgjodhi që të lante duart si Ponc Pilati me shqiptarët e Kosovës pikërisht duke thënë që fajtori i madh në këtë ccështje ishte ‘kosovari’.
Ndaj kjo është një lëvizje diabolike e këtij antishqiptari të madh në historinë e kombit. /55news.al/