Në gjithë morinë e përpjekjve të vazhdueshme të argatëve të Beogradit për të ndryshuar kufijtë e Ballkanit dhe posaçërisht ato të Kosovës e Serbisë, më i zellshmi ishte kryeministri Edi Rama. Aktin e tij të tradhtisë ky njeri e bëri me kandidimin e Gent Cakajt, një çunaku nga Prishtina, që edhe pse mban postin e zv/ministrit të Jashtëm, nuk mbahet nend për asgjë tjetër veç deklaratës së tij për ndryshim kufijsh, deklaratë e papërgjegjshme që shkon në një zë me atë të shefit të tij.
Por akti më i rëndë pas deklaratave për ndryshim kufijsh është, pa dyshim, falsifikimi i Çertifikatës së Sigurisë së NATO-s, që Edi Rama i mori për kandidatin Cakaj.
Të gjitha veprimet administrative për marrjen e një Çertifikate Sigurie janë bërë drejtpërdrejt me urdhër të Ramës, që nga falsifikimi i Fletores Zyrtare, afateve të kësaj Çertifikate (Cakaj ka aplikuar për Çertifikatë Sigurie në datën 3 Janar 2019 dhe e paska marrë në datën 4 Janar 2019), etj, e gjithë praktika është një akt I rëndë falsifikimi që hedh në erë gjithë besueshmërinë e gjithë çertifikatave të sigurisë që jepen nga ky institucion dhe NATO mund ta shpallë të pabesueshëm.