13 operacione zhvilloi policia e shtetit dhe nuk mundi të arrestonte të shumëkërkuarin, Eskobarin e Ballkanit, Kelmend Balili.
Në rastin më të mirë policia ishte e paaftë dhe në rastin më të keq, dhe kjo anon më shumë nga e vërteta, pushteti nuk donte ta arrestonte.
Edhe pse Ministri Sandër Lleshaj u mundua që në daljen publike ta shiste si një operacion të sofistikuar policor që çoi në arrestimin e Balilit, e vërteta është se 47 vjeçari u vetëdorëzua. Madje para se të vetëdorzohej, Balili i vuri edhe kushte policisë.
Mësohet se para se të arrestohej, Balili i ka kërkuar policisë të mos keqtrajtohej e të mos lejohej ekstradimi drejt Greqisë.
Pra Balili, i cilësuar si Eskobar i Ballkanit pati guximin ti vendoste kushte policisë dhe shtetit, e ndërsa policia nuk kishte asnjë kusht për të.
Dorëzimi i Balilit nuk erdhi rastësisht. Po sot gjatë vetëdorëzimit të tij te policia, prokuroria bëri lëvizjen e saj duke e dërguar dosjen “Balili” në gjykim.
Balili u la i lirë deri në momentin që u garantua se Pala greke nuk dërgoi materiale shtesë. Pra dosja e Balilit është me mangësi të shumta me prova ç’ka shumë shpejt do ti sjellë edhe lirinë.