Departamenti Amerikan i Shtetit ka financuar axhendën e majtë radikale të George Soros me qindra miliona dollarë për Fondacionet për Shoqëri të Hapur (OSF) kudo në botë, siç mësohet nga detaje të zbuluara nga Judicial Ëatch.
Lajmin e ka dhënë investiguesi William F. Marshall, i cili është shprehur se është një superskandal i DASH në bashkëpunim me SOROS.
Judicial Watch po heton brenda DASH se si paratë e taksapaguesve amerikanë nëpërmjet ambasadave të ndryshme të Shteteve të Bashkuara kanë përfunduar në fondet e Soros, në ato të ashtuquajtura “Shoqëri e Hapur”.
Marshall thotë se rastet më ekstreme janë Rumania, Shqipëria dhe Maqedonia, por hetimi është shtrirë dhe në Poloni.
“E gjithë kjo është bërë që të financohen axhendën e ekstremistëve të majtë, të të majtëve socialistë, të axhendave radikale të tyre.
Për ne ky është skandali më i madh që ka pasur ndonjëherë brenda Departamentit të Shtetit. Rasti i Shqipërisë përbën një rast të veçantë dhe konkret se si atje kryetari i organizatës së George Soros, “Open Society Albania” Andi Dobrushi, është shumë shpesh me ambasadorin që ishte atëherë Donald Lu, janë intensifikuar takimet para dy viteve”, thotë William F. Marshall.
Sipas tij Dobrushi takohej me ambasadorin Lu dhe i jepte atij emra të ndryshëm organizatash dhe OJQ-së se ku duhej të dërgoheshin paratë, dollarët amerikanë, të taksapaguesve amerikanë.
“Kjo është një praktikë e ndjekur në vendet që përmenda ku njerëzit e Open Society të Soros në takime me ambasadorë dhe zyrtarë të DASH jepnin indikacione dhe këshilla se si duhej të mbështetej axhenda e Soros në këto vende.
Që të jemi të qartë axhenda e Geroge Soros nëpërmjet OS është një axhende majtiste, e cila promovon antivlera dhe politika antiamerikane”, thotë Marshall.