Arsyet e qëndrimit katër ditor të Xhorxh Soros në Tiranë

E Enjte, 07 February 2019 14:41

Tre ditë më parë kur SYRI.net mori sinjalizim për praninë e një prej anëtarëve të familjes Soros ndodhej në Tiranë, për shkak të një përllogaritje moshe nuk e morëm me mend se nuk bëhej fjalë për djalin e filantropit më të njohur në botë 26-vjeçarit Aleks Soros, por për vetë plakun 89 vjeçar Xhorxh Soros.

Për këtë arsye, dhe për të qenë korrekt me lexuesit tanë sot po publikojmë detajet e qëndrimit 4 ditor të Xhorxh Sorros në Tiranë i cili është larguar nga Shqipëria dje.

Sipas informacioneve fort të besueshme mësojmë se përgjatë ditëve të qëndrimit të tij në Tiranë, 89-vjeçari Xhorxh Soros ka zhvilluar nje seri takimesh sekrete shumica prej të cilave me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranes Erion Veliaj.

Duket se Tirana është kthyer në qendrën e interesave shumë të forta të filantropit dhe spekulantit Xhorxh Soros aq sa ta detyrojë atë të ndërmarrë një udhëtim të gjatë e të vështirë prej moshën deri në kryeqytetin shqiptar.

Për çfarë bëhet fjalë?

Miniera e Trepçes?

Një ditë më parë, zëdhënësja e Bashkimit Europian, Maja Koçijançiç është pyetur nga Zëri i Amerikës nëse është Brukseli ai që e ka futur në axhendën e bisedimeve mes Serbisë dhe Kosovës çështjen e minierës së Trepçes.

Zonja Koçijançiç dha këtë përgjigje: ‘Ne nuk komentojmë çështjet që ata duan t’i diskutojnë. Ata i sjellin në tryeze çështje të cilat i konsiderojnë të hapura dhe pastaj vendosin nëse duhet t'i diskutojnë të gjitha ato çështje, ashtu që të arrijnë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për të gjitha temat e hapura’.

Ky reagim i zonjës Koçijançiç pasoi një reagim të mëhershëm të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj që reagoi ashpër ndaj qëndrimit të Brukselit për vendimin e qeverisë në Prishtinë për të marrë pronësinë e të gjithë minierës së Trepçës ndërsa shkruante: ‘Deklarata e zëdhënëses së Komisionit Europian, Maja Kocijancic, dhënë mediave serbe, se Trepça duhet të jetë pjesë e Dialogut është qëndrim i papresedan, i papranueshëm dhe, si i tillë cenon sovranitetin e shtetit të Kosovës.

Trepça nuk është çështje e hapur mes Kosovës dhe Serbisë dhe në asnjë moment populli i Kosovës dhe institucionet e saj nuk do të lejojnë krijimin e temave false që kanë qartazi qëllim ndarjen e Kosovë’. E duke lexuar këto dy reagime të Koçijançiç dhe Haradinajt, pyetja lind se kush po kërkon që ta fusë në axhendën e bisedimeve Kosovë-Serbi edhe çështjen e minierës së Trepçes?

3 ditë më parë kryeministri Edi Rama, udhëtoi për gjithë natë dhe u shfaq në insta-storyn e djalit të Hashim Thacit në banesën e këtij të fundit në Prishtinë. Rama bashkoi në një tryezë Thaçin, Haradinajn, Pacollin dhe Limajn duke u ulur në krye të qoshes megjithëse nuk ishte ne shtëpinë e tij.

Një ditë më parë në një intervistë për Zërin e Amerikës, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi se marrëveshja me Serbinë do të përmbyllet brenda këtij viti dhe madje ajo ka edhe bekimin e Rusisë.

‘Por në të njëjtën kohë edhe Rusia ka dërguar mesazhe që nëse palët merren vesh ne do ta mbështesim, gjë që më ka konfirmuar edhe mua personalisht presidenti (Vladimir) Putin por edhe përmes zëdhënësit të Kremlinit’-ka deklaruar Thaçi.

Në të gjithë këtë tollovi zhvillimesh të vrullshme e të pakuptueshme, pas saktësimit të informacionit nga SYRI.net mësohet se diku mes datës 2-3 Shkurt në Tiranë ka mbërritur filantropi-spekulant Xhorxh Soros i cili ka qëndruar për 4 ditë në Hotel Plazza në Tiranë i shoqëruar përgjatë gjithë kohës nga rojet e Gardës së Republikës të vendosur në dispozicion nga kryeministri Edi Rama.

Dy automjete te zeza, kanë qenë autokolona që e ka shoqëruar zhvendosjen ditore të filantropit-spekulant ndërsa po dispozicion të tij është vendosur edhe një ashensor i dedikuar në hotelin luksoz. Përgjatë gjithë kësaj kohe drejtori i Fondacionit ‘Soros’ në Shqipëri Andi Dobrusha është mundur që të ruajë anonimatin e qëndrimi të Soros në Tiranë duke debatuar deri edhe me recepsionin e hotelit në mënyrë që gjatë lëvizjes së padronit të tij në ambientet e hotelit të fikeshin kamerat e sigurisë.

Pas mëngjesit që Soros ka konsumuar çdo ditë në orën 08.20, ai ka patur një axhendë të gjatë takimesh ku më kryesoret kanë qenë ato me Kryeministri Edi Rama, Kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj dhe drejtorin  e fondacionit Andi Dobrusha.

Pse gjithë ky anonimat?

Burime për SYRI.net bëjnë me dije se pas idesë së futjes në axhendën e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë edhe të minierës së Trepçes, qëndron interesi okult i Xhorxh Soros për ta marrë me konçesion këtë pasuri marramendëse të Kosovës për 99 vjet. Dhe pikërisht fakti që Ramush Haradinaj firmosi pak ditë më parë vendimin që e kalonte Trepçen nga administrimi i Agjencisë së Privatizimit në pronësi direkte të Qeverisë së Kosovës duke se ka prishur tërësisht planet e Xhorxh Soros për ta shtënë në dorë këtë pasuri. Për këtë arsye, tashmë ata që njihen si ‘argatët e Beogradit’, por që mesë pari janë shërbestarët e paepur të Xhorxh Soros si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë janë thirrur në kauzë që Trepçen t’ia kalojnë Serbisë në rast të plotësimit të planit ogurzi të ndarjes së Kosovës.

Nëntoka e Trepçes vlen 12 miliardë Dollarë...

Nuk është më një sekret se për të njëjtat aryse, ajo e futjes në dorë të pasurive nëntokësore të gazit dhe naftës që ndodhen në detin Jon e që nuk janë demarkuar ende mes Shqipërisë dhe Greqisë, Xhorxh Soros sposorizoi fort edhe marrëveshjen tashmë të dështuar të detit mes Athinës dhe Tiranës.

Prej vitesh kompania San Leon Energy me aksioner kryesor Xhorxh Soros ndodhet në Shqipëri dhe pas ndarjes së vendit në 18 blloqe kërkimi nga qeveria e Edi Ramës, një pjesë e tortës së naftës së shqiptarëve i është besuar pikërisht kësaj kompanie (kliko http://www.sanleonenergy.com/operations-and-assets.aspx#albania ).

Duke qenë marrëveshja me Greqinë dështoi përfundimisht, duket se interesat personale të Xhorxh Soros janë kthyer tërësisht nga Trepçja, dhe prandaj sot si asnjëherë tjetër përveç territoreve të veriut, Kosova rrezikon të humbasë edhe një pasuri të vyrer dhe kombëtare sic është ajo e minierës së Trepçës. Për të kuptuar se për çfarë bëhet fjalë, mjafton të nënvizojmë faktin se sipas analizave të ekspertëve rikthimi në funksion të plotë të minierës do të thotë, vënia në punë e një industria e cila mban të mbyllur brenda një pasuri jo më pak se 12 miliardë dollarë... syri.net

Modifikuar më E Enjte, 07 February 2019 21:29
Login to post comments