Është shume e dhimbshme të shohësh se si pas 6 viteve qeverisjeje “Rilindja” arriti të identifikojë Shqipërinë në Evrope dhe më gjërë si vendi i kanabisit, trafikut të lëndëve narkotike, krimit të organizuar, pastrimit të parave të bandave kriminale, vjedhjes me koncesion të pasurive publike, etj.
Bandat kriminane dhe kriminelet ne pushtet po mbushin tregjet e Evropës me prodhimet e tyre të narko-trafikut “Made in Rilindje”.
Kapja e shtetit nga mafia, shuarja e shpresës tek e ardhmja, kriminalizimi total i “Rilindjes”, blerja e votës me paratë e drogës dhe marrja e mbajtja e pushtetit me kriminelë ordinerë, që dhunojnë votën dhe vullnetin e lirë të shqiptarëve, është lajtmotivi i pushtetit të sotem në Shqipëri dhe kjo është tragjedi qe kërcënon në themele paqen sociale dhe rendin demokratik.
Kancelaritë Evropiane nuk kanë vonuar shumë në mbylljen e portave për Kryeministrin Rama. Prej 2 vitesh Rama nuk ka mundur të pritet në takime zyrtare nga asnjë nga zyrtarët e lartë të vendeve të Bashkimit Europian. Izolimi për të ka filluar.
Shqipëria nën sundimin e “rilindjes” po shënon gjithashtu rënie të ekonomisë, nivelit të jetesës së shqiptarëve. Inflacioni ka arritur kulmin, me po të njëjtat para në duar shqiptarët po blejnë më pak. Prej vitesh, që nga drejtimi i qeverisë nga demokratët, rrogat nuk kanë njohur rritje. Çmimet e mallrave të shportës që “Rilindja” premtoi se do ti ulte, sot 6 vite më pas, ato jo që nuk janë ulur, por kushtojnë më shtrenjtë.
Me kryerilindasin Rama, nuk ka ikur varfëria, por kanë ikur shqiptarët. Në raportet zyrtare flitet për mbi 400 mijë shqiptarë që kanë lënë vendin në kërkim të një azili në BE. Mbi 1.5 milionë të tjerë kanë shprehur dëshirën për tu larguar ga Shqipëria, nëpërmjet llotarive apo rrugëve të tjera që mund tu dalin.
Kështu, Shqipëria, për 6 vjetët e fundit, prej se kur Edi Rama erdhi në pushtet, me Rilindjen e proklamuar prej tij, është duke u përballur me probleme të mëdha ekonomike e sociale, krimin e organizuar, varfërinë sidomos në zonat rurale, përhapjen e drogës, një krizë të madhe ekonomike në të gjithë vendin, ku popullata ka arritur në shkallën më të ultë të gjendjes sociale, duke u përballur me vështirësi të mëdha për jetesë, ku të gjithë shqiptarët po të kenë mundësi, duan të ikin nga vendi i tyre, Shqipëria.
Shqiptarët, tashmë thonë se u zhgënjyen edhe nga ky premtim-mashtrimi i madh i radhës së “Rilindjes” socialiste, Rilindje, kjo e cila doli e kalbur.
Shqiptarët sot janë më këmbë, priotesta në çdo qytet. Studentët gjitahhstu nuk tërhiqen, Pedagogët janë bashkuar me ta. Punëtorë që punojnë si skllevër, të sëmurë që nuk marrin dot ilaçet, biznese që mbyllin qepenat. Kjo është stuata aktuale, “Rilindja” rezultoi një kufomë dhe shqiptarët do të dinë ti gjejnë vendin e duhur. Në 16 shkurt, nga opozita, janë thirrur jo vetëm opozitarë, por shqiptarë nga të gjitha anët. Ët gjithë bashkë duhet ta varrosin këtë kufomë./ REDAKSIONALE