George Soros i tmerruar nga zgjedhjet në Europë

E mërkurë, 13 February 2019 17:19

Miliarderi majtist, George Soros, në një opinion të çuditshëm, shfaqet i shqetësuar sa i përket zgjedhjeve në Parlamentin Europian, të cilat janë parashikuar të mbahen në muajin maj.

Sipas manjatit, Europa duhet të ‘zgjohet para se të jetë shumë vonë’ dhe para se partitë nacionaliste të marrin kontrollin.

 ‘Europa është duke fjetur dhe populli i saj duhet të zgjohet para se të jetë shumë vonë’, shprehet për ‘Project Syndicate’ manjati hungarezo-amerikan, i cili njihet si promovues i të majtë, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

Soros shihet si kundërshtar i rrezikshëm nga forcat e djathta dhe për këtë arsye qeveria e Victor Orban në Hungari e shpalli atë non-grata duke vënë në funksion paketën ‘Stop Soros’, e cila niste me shpalljen të paligjshme të Fondacionit Shoqëria e Hapur (shumë aktiv edhe në Shqipëri e Kosovë).

Ky fondacion nxiste emigracionin ilegal drejt Hungarisë, ndërsa u mbyll edhe Universiteti i sponsorizuar nga Soros, ‘Central Europian University’.

Vitin e shkuar, mediat britanike raportuan se Soros kishte shpërndarë 560 mijë dollarë për të mbështetur fushatën anti-Brexit, ndërsa u akuzua nga forcat Pro-Brexit si ideatori i një komploti që synonte ndalimin e Brexit dhe rrëzimin e qeverisë së Theresa May.

Por me rritjen e partive të djathta në Europë, Soros ka ndezur këmbanat e alarmit. Sipas tij, këto forca politike do të triumfojnë në zgjedhjet për Parlamentin Europian në muajin maj.

Sipas Soros, partitë që kanë në bazë vlerat mbi të cilat është ndërtuar Bashkimi Europian po shkojnë drejt humbjes.

Modifikuar më E Enjte, 14 February 2019 09:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...