Erion Veliaj, ku bashkohet vesi dhe pabesia

Hënë, 25 February 2019 10:24

Në të gjithë sektin e Rilindjes, si këta të dukshëm dhe të padukshëm të sektit, janë ca personazhe që letërsia, sidomos ajo klasike, i damkos dhe i lë aty, jo thjesht si ikona hajdutërie dhe vesi, por edhe si paralajmërim.

Erion Veliaj, ky ‘Uriah Heep’ i Rilindjes, që ashtu sikundër shefi i tij, nuk i ndahet dot veseve, as vjedhjeve, dhe batërdisë  kombëtare që po shkakton me këtë ritëm hajdutllëku.

Ka shumë syleshë në turma, pagatorë dhe papagaj në media, që me të gjithë shërbesën, nuk e zhvillojnë dot këtë ‘‘Uriah Heep’ të kohëve moderne.

Ca mbjellje pemësh nuk fshehin dot megavjedhjen e sheshit, kaparin e marrë te kullat që do ngrihen pas shembjes së Teatrit Kombëtar, kaparin e marrë te projekti i Unazës së Re, vrasjen e Arditit në Sharrë pasi tenderin duhet të merrte ‘kryetari’ i Peqinit, dhe 20 milionë eurot e pllakave të sheshit ‘Skenderbej’ me të cilën shtypi grek bëri artikuj seriozë por edhe fejtone për këtë çështje.

Ky “‘Uriah Heep’ ku gërshetohen vesi dhe pabesia, me gjithë  mashtrimet për shkolla verore, injeksionet sorosiane, është i lexuar brenda sektit të Rilindjes, brenda Partisë Socialiste dhe mbarë opinionit publik.

Kur drejtësia të mos jetë pronë e Ramës, Arta Markut, sigurimsave Sheshi apo Shisha apo e Gent Ibrahimit, sigurisht që edhe ajo do të thotë fjalën e saj. 55news.al

Modifikuar më Hënë, 25 February 2019 16:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...