Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se ka të dhëna se edhe kryeministri Rama ka zhvilluar biseda telefonike me grupin e Avdylajve në Shijak, të akuzuar për përfshirjen në trafikun e drogës.
Pjesë nga biseda:
Berisha: Gjushi e ka bërë gjithçka. E ka bërë në ujdi të plotë me Edi Ramën. E di ti që ka të dhëna që edhe Rama ka telefonata me Avdylajt, në ato përgjimet. Kjo është një masë e cila ishte për t'u hedhur hi syve dhe për t'u thënë të tjerëve se nuk e heqim dot Gjushin se nuk na lë KQZ-ja.